Categories Politike

Meta rrëfen historinë e Qazim Mulletit me Kajo Karafilin: Ta ketë parasysh Edi Rama

Presidenti Meta ka rrëfyer sot në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel një histori të Qazim Mulletit me Kajo Karafilin, duke i përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë nëpërmjet saj kryeministrit Edi Rama.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetarja: Do t’i kishit shtyrë zoti President zgjedhjet e 30 qershorit vetëm për të shpëtuar politikisht opozitën? Ju akuzoheni për këtë, po ju vetë a do ta kishit bërë këtë? Presidenti Meta: Po unë e bëra për të shpëtuar Edi Ramën, se opozita nuk kishte çfarë të humbiste më shumë. Çfarë do të humbiste opozita?

Gazetarja: Pse do ta shpëtonit Edi Ramën, kur duket se është një rival i juaj?

Presidenti Meta: Po unë doja ta shpëtoja Edi Ramën, sepse Edi Rama ka harruar historinë e Qazim Mulletit, dhe meqenëse e ka harruar mund t’ia tregojnë në Pezë, se atje ia kanë treguar dhe e kam dëgjuar dhe unë për herë të parë nga një veteran. Kishin rrethuar Kajo Karafilin këta njerëzit e Qazim Mulletit këtu në Tiranë, edhe i thonë Qazim Mulletit që i kemi rrethuar Kajon dhe ja kemi mbyllur të gjitha shtigjet dhe do ta këpusim. Vërtetë, i thotë ai? Po, nuk ka shteg ku del ai i gjallë nga Tirana do ta zhdukim, i thonë! Budallenj, tha, lërini një shteg të ikë shpejt se përndryshe do na vijë këtu tha dhe do na bëj copë-copë!

Kështu që morali është ky: që kundërshtarit lëri gjithmonë një shteg të hapur, përndryshe përplasjen asnjëherë nuk mund ta parashikosh se çfarë pasojash mund të ketë. Qazim Mulleti ka qenë njeri i mençur, lerë se çfarë thoshin ata se ju duhej për qëllime propagandistike, por ka qenë njeri shumë i mençur. Në Pezë e kam mësuar këtë histori se atje për Kajo Karafilin dhe për Babë Myslymin flasin gjithë ditën. Gazetarja: Zoti President ju thoni kështu, por Kryeministri thotë dhe pretendon se Shqipëria ju ka thënë gjithçka, sepse pa bërë 50 vjeç keni qenë Kryeministër, Kryetar Kuvendi dhe President. Dhe më tej ka vazhduar, po e citoj, askujt më shumë se Ilir Metës nuk i janë falur përçartjet, skandalet dhe i është dhënë kaq herë mundësia për të rilindur i penduar.

Presidenti Meta: Kam thënë që do të ketë mjaft materiale për Arkivin e Shtetit për të gjykuar këto raportet e 20 viteve, kjo nuk ka asnjë rëndësi. Por e rëndësishme është që unë i jam shumë mirënjohës Shqipërisë edhe shqiptarëve për atë mundësi që më kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve të angazhimit në politikë. Duke ndjerë detyrime ndoshta edhe për gabimet, apo ndoshta për sjellje jo shumë të kujdesshme në të kaluarën apo për çdo gjë tjetër, nuk ka rëndësi, unë jam absolutisht shumë i vendosur për të bërë gjithçka që të mbroj interesin kombëtar, të mbroj interesin publik, të mbroj Kushtetutën e të gjithë shqiptarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME