Categories Lajme

Bashkia e Tiranës hap tender 60 mln lekë për projektin e Teatrit të ri Kombëtar

Bashkia Tiranë heq dorë nga projekti i hartuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels dhe hap tender me vlerë 60,317,899 lekë nga Buxheti i Shtetit për projektin e Teatrit të ri Kombëtar. Pas prishjes së ndërtesës, Veliaj deklaroi në publik se Fusha ia kishte falur Bashkisë projektin e Ingles.

Bashkia Tiranë ka përcaktuar 7 ditë kohë për dorëzimin e ofertave nga palët e interesuara. Fituesi i tenderit do të shpallet me 14 korrik. Burimi i financimit është nga buxheti i Bashkisë Tiranë. Vendimi i hapjes se tenderit vjen vetëm në momentin kur KLSH kërkoi rindërtimin e teatrit si ishte dhe ku ishte.

Kjo pasi u panë shkelje në ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Po ashtu çështja e teatrit është në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa në SPAK janë dorëzuar disa padi. Pas realizimit të projektit, Bashkia Tiranë do marrë 30 milionë euro borxh, me garant qeverinë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj 2020, pas miratimit në fshehtësi të vendimit numër 50, datë 14 maj 2020 të Këshillit Bashkiak. Shembja e Teatrit Kombëtar u dënua nga europarlamentarët, të cilët kërkuan hetim për dhunën dhe arrestimin e protestuesve, gjatë seancës plenare të Komitetit të Jashtëm të PE-së, më 22 qershor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME