Categories Lajme

Bashkia e Tiranës shembi Teatrin pa e pasur në pronësi, flet eksperti

Romeo Nazarko, kreu i shoqatës së gjeodeteve ka deklaruar se Bashkia e Tiranës shembi Teatrin Kombëtar, ndërkohë që ka në pronësi vetëm një pjesë të saj. Në pronësi të Bashkisë Tiranë është vetëm trualli dhe 1126 m2 ndërtesë.

Në një intervistë për Fax News, u shpreh se gjithcka u bë në mënyrë të qëllimshme nga Bashkia. “Duke marrë shkas nga ngjarjet e Teatrit dhe ato që kemi diskutuar në studio në lidhje me objektet e regjistruara, një pjesë e mirë e pronave publike kanë probleme pasi nuk janë të regjistruara ose janë pjesërisht të regjistruara. Një prej tyre është edhe prona e Teatrit Kombëtar.

Kjo pasuri ka një sipërfaqe prej 5822.7 metër katror truall dhe 126 metër katror ndërtim. Teatri Kombëtar nuk është i regjistruar në kadastër për sipërfaqen totale. Sipërfaqja ndërtimore e teatrit është rreth 3750 metër katror, nga të cilat, me vendim qeverie 1126 metër i ka kaluar Bashkisë Tiranë.

Kurse sipërfaqja prej 2226 metër katror është e paregjistruar, e ndërtuar para viteve ’90. Kjo sipërfaqe duhet të ishte regjistruar dhe duhej bërë një vendim tjetër qeverie për të kaluar të gjithë sipërfaqen e Teatrit. Bashkia Tiranë, me një sipërfaqe të pjesshme, as gjysmën, ka shkuar dhe ka prishur të gjithë objektin. Domethënë ka prishur sipërfaqen që nuk është në pronësi të Bashkisë. Për këtë ka një procedurë, që ky vendim qeverie”, tha Nazarko.

Sa i përket faktit nëse ishte aq i dëmtuar sa nuk mund të restaurohej dhe duhej bërë patjetër shembja, eksperti tha: “Kur dy tërmete që ishin shumë të fuqishëm për vendin tonë, prishën objekte dhe teatrin nuk e gjeti asgjë, e kaloi testin sa i përket qëndrueshmërisë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME