Categories Lajme

Keni planifikuar të udhëtoni për në Gjermani? ja rregullat në aeroporte

Pasagjerët duhet të planifikojnë më tepër kohë për të shkuar në aeroport në të ardhmen. Krahas mbajtjes së maskës parashikohen edhe procedura të zgjeruara kontrolli.

Detyrim për të mbajtur maskë në pika të caktuara, procese më të përimta dhe për këtë arsye më të ngadalta kontrolli, por një herë për një herë jo kontroll mjekësor – këto janë disa nga rregullat që prezantoi Shoqata e Industrisë së Fluturimeve Ajrore ADV në Berlin. Paketa e masave ka për qëllim ta shmangë thuajese krejtësisht rrezikun e infeksionit nga sëmundja e mushkërive COVID-19, nëse trafiku ajror rifillon nga puna, tha drejtori ekzekutiv i kësaj shoqate Ralph Beisel.

Aktualisht në aeroportet gjermane nuk ekziston një detyrim i përgjithshëm për të mbajtur maskë në terminalet e aeroporteve. Deri tani një detyrim i tillë ekziston vetëm për aeroportet në landet e Bavarisë, Baden-Vürtembergut, Nordrajn –Vestfalise, Saksonisë së Ulët dhe në atë të Berlinit dhe Bremenit. Në aeroportet e landeve të tjera udhëtarëve vetëm sa u rekomandohet një gjë e tillë. Tani mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në të gjitha aeroprotet e Gjermanisë.

Më shumë autobusë – më pak vende

Shoqata rekomandon që aeroportet të ngadalësojnë proceset e ndryshme në aeroport, si p.sh. në sportelet për check-in apo në kontrollet e bagazheve në mënyrë që pasagjerët të kenë mundësi të ruajnë distancën minimale fizike. Po ashtu pritet të kufizohen edhe vendet e pritjes së pasagjerëve në hollet e aeroportit dhe që radhët e pritjes të tyre të organizohen në mënyrë të tillë që të ruhet distanca fizike. Prej zbatimit të këtyre masave pritet që infrastruktura e aeroporteve do shënojë rënie prej 20 deri 50 përqind të kapaciteteteve të saj, që do të thotë edhe një përgjysmim të numrit të mëparshëm të udhëtarëve.

Jo kontrolleve mjekësore

Sa u përket kontrolleve mjekësore të pasagjerëve para se të hipin dhe kur zbresin nga avionet aeroportet gjermane janë kundër, sepse sipas ekspertëve kamerat termike ose matja e temperaturës së pasagjerëve nuk janë masa të përshtatshme për të identifikuar bartësit e virusit Coronës. Por nëse autoritetet gjermane kërkojnë vendosjen e kontrolleve mjeksësore, aeroportet preferojnë që kjo të bëhet përmes pyetësorëve që duhet të plotësohen nga pasagjerët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME