Bashkia Selenicë nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë z.Pëllumb Binaj dhe me pjesëmarrjen e Prefektit z.Flamur Mamaj, kryetarit të Shoqatës Labëria z.Ahmet Demaj organizoj sot aktivitetin me rastin e 7 Marsit “Ditën e Mësuesit “
Një falenderim përcollëm për të gjithë Mësuesit e Bashkisë Selenicë për kontributin e vyer në arsimimin e brezit të ri. Një mirënjohje e përulje me respekt shkoj edhe për mësues në pension për kontributin ndër vite që kanë dhënë për edukimin e brezit të ri.
-Në përfundim u shpërndanë Certifikata Mirënjohje për ish mësues dhe ish nxënës që kanë dhënë kontributin e tyre në shkollat e kësaj zone si : Prof.Dr Nonda Varfi , Prof.Dr Xhevdet Zeka , z.Llambro Karavoqiri etj ! Gëzuar 7 Marsin



