Categories Lajme

“BE e paaftë të çlirojë dy pengje nga Bullgaria. Ditë historike negative”, ironia e Ramës: E sigurt është që shekullin tjetër do të jemi në BE!

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur Bashkimin Evropian të paaftë për të çliruar “dy pengje nga Bullgaria”, duke folur për procesin e bllokuar të integrimit të Shqiperisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pyetje: Thatë që ndiheni keq për BE por a jeni të zhgënjyer apo e keni tejkaluar tashmë situatën e zhgënjimit?

Rama: Më duhet të korrigjoj presidentin tuaj, si bëra me kryeministrin e Kroacisë se ai tha që isha i frustruar e i thashë nuk jam.

Thjesht më vjen keq për BE e në këtë drejtim jam i frustruar për BE, që nuk është sekret që unë e kam më për zemër BE se sa Aleksandri.

Në Shqipëri, shqiptarët janë të atashuar në mënyrë religjioze me BE. Pra te shohesh BE te paafte te cliroje dy pengje si Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut nga Bullgaria natyrisht nuk le nje mbrese te mire

Ishte një ditë historike, por historike në sensin negativ, për aq sa ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor.

Patëm fjalët më të mrekullueshme për ne përgëzime dhe të gjithë për të qenë shumë të sinqertë dhe mjaft të respektueshëm. Thanë që ndiheshin keq që nuk po realizonin, disa me më shumë e theksua në shumë disa të tjerë më pak por asnjë nuk mbeti pa thënë që ndiheshin keq për BE jo për ne. Ne do vijojmë s’ka asnjë dyshim.

Kështu që mendoj se do arrijmë aty, me shpresë para shekullit tjetër, por shekullin tjetër është e sigurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME