Categories Lajme

BE ende pa vendim për rihapjen e kufijve

Vendet e Bashkimit Evropian nuk arritën të vendosin të premten për një liste të vendeve të sigurta, banorët e të cilëve mund të udhëtojnë në këtë bllok nga muaji korrik, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Rusia janë vende të përcaktuara për t’u përjashtuar nga kjo listë. Ambasadorët nga 27 vendet anëtare të BE-së u mblodhën nga e premtja pasdite për të përcaktuar kritere për lejimin e hyrjes pa karantinë nga e mërkura e ardhshme.

Një tekst i ripunuar u paraqit nga një grup prej 10-20 vendesh, por shumë diplomatë thanë se duhej të këshilloheshin së pari me qeveritë e tyre. Lista nuk përfshin Shtetet e Bashkuara, Brazilin apo Rusinë, tha një diplomat. Vendet anëtare vazhduan diskutimit deri në orët e vona të së premtes dhe pritet pritet të japin një përgjigje jozyrtare deri të shtunën në mbrëmje. Shtetasit amerikanë mund të lejohen të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian nëse i plotësojnë disa kushte si niveli i normal i temperaturës, thanë dy zyrtarë të Shteteve të Bashkuara.

Komisioni Evropian kishte këshilluar që blloku së pari të heqë kontrollet e kufijve të brendshëm dhe pastaj gradualisht të hapë kufijtë e jashtëm. Megjithatë, hapi i parë nuk ka shkuar sipas planit.

Greqia po urdhëron testet për COVID-19 për personat që mbërrijnë nga një varg vendesh të BE-së, përfshirë Francën, Italinë, Hollandën dhe Spanjën, me vetë-izolim derisa të njihen rezultatet. Republika Çeke ka thënë se nuk do të lejojë të hyjnë turistët nga Portugalia, Suedia dhe një pjesë e Polonisë.

Ekziston një marrëveshje e gjerë që blloku duhet të hapet vetëm për ata me një situatë të ngjashme ose më të mirë epidemiologjike, por ka pikëpyetje se si të vlerësohet trajtimi i një vendi nga epidemia dhe besueshmëria e të dhënave. Një numër vendesh, si Tanzania, Turkmenistani dhe Laosi nuk kanë raste të raportuara në dy javët e fundit, sipas agjencisë së BE-së, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Bazuar në të dhënat e ECDC-së për një periudhë dy javore deri të enjten, një sërë vendesh janë qartazi në një situatë më të keqe se Bashkimi Evropian.

Ato përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Meksikën, Brazilin dhe pjesën më të madhe të Amerikës Latine, Rusinë, Afrikën e Jugut dhe Arabinë Saudite.

Pavarësisht presionit nga kompanitë ajrore amerikane dhe sindikatave, Shtëpia e Bardhë nuk është angazhuar për vendosojen e masave të reja për sigurinë e udhëtimeve për shkak të pandemisë së Covid-19. Diskutimet mes kompanive ajrore dhe zyrtarëve qeveritarë, përfshirë Nënpresidentin Mike Pence të premten mbi kontrollin e temperaturës së udhëtarëve përfunduan pa marrëveshje.

Komisioni ka sugjeruar që vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – duhet të pranohen. Megjithatë, sipas të dhënave të ECDC-së, numri i rasteve me Covid-19 në Bosnjë dhe Maqedoninë e Veriut mund të jetë shumë i lartë.VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me vdekje në Durrës, 17-vjeçari prangoset pas negociatave të Policisë me familjen

Ka rënë në prangat e policisë 17-vjeçari që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Durrës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U jepte doza të larta insuline pacientëve: Infermierja “serial killer” dënohet me burgim të përjetshëm

Një ish-infermiere që vrau të paktën tre pacientë dhe u përpoq të vriste më shumë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy vjet i zhdukur pa asnjë gjurmë, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinajt nga ‘Metamorfoza1’

Prokuroria e Posaçme (SPAK), dha detaje nga mbyllja e hetimeve për dosjen Metamorfoza 1, ku…

LEXO ME SHUME