Categories Lajme

BE ‘harron’ negociatat me Shqipërinë

Pandemia, ndryshimet e klimës dhe mosmarrëveshjet me Turqinë lanë jashtë axhendës së samitit të udhëheqësve të BE-së çështjet e zgjerimit. Në asnjë reshet të konkluzioneve të miratuara pas mbledhjes së Këshillit Europian nuk përmendet kuadri negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Së pari Shqipëria dështoi të plotësojë kushtet e përcaktuara nga samiti i marsit, kur detyrë kryesore ndër të tjera u la plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe hartimi i një reforme gjithëpërfshirëse elektorale. Kësaj i shtohen edhe dyshimet që kanë disa vende anëtare për cilësinë e reformave të vendit dhe kritikat e vazhdueshme për mjedisin e polarizuar politik si dhe projektligjin për mediat.

Për fqinjin e Shqipërisë, Maqedoninë Veriore doli në pah problemi me Bullgarinë, Sofja vendosi veton duke bllokuar së pari miratimin e kuadrit negociues, pasi kërkon që Shkupi të pranojë se maqedonishtja buron nga bullgarishtja. Problemet që dolën sollën frustrim të madh për presidencën gjermane, që zgjerimin e Bashkimit Europian dhe bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor e kishte vendosur si përparësi të kryesimit të vet të Këshillit.

Nuk dha rezultat as thirrja e eurodeputetëve për të filluar sa më bisedimet e pranimit me të dy vendet.

Mbyllet kështu presidenca gjermane me zero rezultate për politikën e zgjerimit. Nuk u shënua përparim as për liberalizimin e vizave për Kosovën. I vetmi sukses ishte miratimi i Planit Ekonomik dhe i Investimeve që parashikon mbështetje për disa projekte infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor. I mbetet tani Portugalisë që të vendosë në axhendë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.ORANEWS

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME