Categories Lajme

BE në mbështetje të Shqipërisë/ Flota e automjeteve të reja ndihmë për policinë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të 196 automjeteve moderne për Policinë e Shtetit. Në praninë e Kryeministri Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ambasadori Soreca tha ndër të tjera se vendimi i BE-së për hapjen e negociatave është historik për Shqipërinë. Sipas tij, donacioni i sotëm bëhet me qëllim edhe vijimin e procesit të mbizotërimit të rendit ligjor më vend. “Si BE ne kemi marrë edhe vendimin për të hapur negociatat. Kjo është diçka historike.

Shteti ligjor është pjesë e kësaj reforme që duhet realizuar në vitet në vazhdim, për të garantuar mbrojtjen dhe aplikimin e vlerave të BE-së. Donacioni i sotëm, nga perspektiva e BE-së shihet saktësisht si një mjet tjetër operativ për ta bërë zbatimin e ligjit në Shqipëri më efektiv dhe më frytdhënës, me qëllim mbizotërimin e rendit ligjor në Shqipëri”, – u shpreh ai.

Më tej, Soreca theksoi se “nuk do të listoj tërë projektet për të cilat kemi dhënë fonde në të kaluarën, por vetëm ato të rejat. Së pari, është projekti i BE-së “Safe Albania”, me 19 milionë euro. Ne do të ofrojmë pajisje të specializuara për kontrollin e kufijve, sidomos për operacionet policore në kufi dhe ky po përgatitet tani. Mendoj se është, gjithashtu, e rëndësishme të themi se tërë këto pajisje i mundësojnë policisë që të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e shqiptarëve, por në të njëjtën kohë duke respektuar plotësisht të drejtat themelore”, – tha ai. Ndërsa tha se sigurimi dhe mbrojtja e të drejtave themelore janë anë e së njëjtës medalje, kërkoi që 196 automjetet e dhuruara sot për Policinë e Shtetit t’i shërbejnë sa më mirë komunitetit.

“Sigurimi dhe mbrojtja e të drejtave themelore janë dy anët e së njëjtës medalje dhe nuk duhet të ndahen kurrë nga njëra-tjetra gjatë operacioneve ditore. Ne shpresojmë që kjo t’i shërbejë sa më mirë edhe komunitetit lokal. Ministri më siguroi se këto do të shpërndahen edhe në ato komunitete ku është e nevojshme për qytetarët. Pra, ne jemi vërtet të kënaqur, Kryeministër, ministër dhe gjeneral, që po dorëzojmë këtë flotë që do ta bëjë policinë shqiptare më efikase në zbatimin e ligjit në përputhje me vlerat e BE-së”, u shpreh Soreca. /r.e/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME