Categories Lajme

Bebja e porsalindur, ndërhyrje në shtyllën kurrizore, Manastirliu: Po ndiqet me vëmendje të veçantë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një komunikim të përjavshëm me qytetarët, solli rastin e Arlindës dhe bebes së saj, që po merr trajtim të specializuar nga mjekët në Qendrën Spitalore Univeristare “Nënë Tereza” dhe Maternitetin “Koço Gliozheni”.

”Dua ta filloj me historinë e një prej shumë bebeve të porsalindura që kanë ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” përpara pak kohësh. Lindja u shoqërua me disa problematika, që tashmë kaluan pas ndërhyrjes së parë të suksesshme në shtyllën kurrizore, të bebes dhe mjekët janë shprehur optimistë për rastin. Edhe pse ka nevojë për ndërhyrje te tjera për të cilat i vogli ka nevojë, mami Arlinda është shprehur shumë e kënaqur me trajtimin që ka marrë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku bebja e saj po ndiqet me vëmendje të veçantë”.

Manastirliu solli rastin e Merita Jaçaj një zonjë 55-vjeçare nga Vlora, që është diabetike prej dy vjetësh. ”Më ka shkruar për dy shqetësime, që lidhen me fishat e diabetit dhe e dyta për përfitimin e pagesës së paaftësisë profesionale ose KEMP-in. E dashur Merita fishat e diabetit falas, për herë të parë i kemi përfshirë në rimbursim për fëmijët dhe të rinjtë deri në 25 vjeç, por bashkë me shërbimin e endrokronologjisë dhe ekspertët tanë jemi duke vlerësuar edhe zgjerimin e fashës së përfituesve edhe për të moshuarit edhe ne vitet në vazhdim. Sa i takon KEMP-it edhe pse nuk keni qenë të angazhuara gjatë viteve të fundit, me ndryshimin e ligjit të asistencës sociale, çështja juaj tashmë merr zgjidhje, pasi do komisionoheni pranë njësive të vlerësimit të Shërbimit Social Shtetëror”.

Ministrja bëri të ditur se prej një viti po punojmë për lehtësimin e procedurave për pacientët për përfitimin e shërbimeve shëndetësore në qendrat shëndetësore apo në spitalet tona. ”Edhe pse kemi lehtësuar shumë procedura ka ende burokraci në sistem, por jemi të vendosur të shkojmë deri në fund të kësaj reforme që lehtëson qytetarët për marrjen e shërbimeve në kohë dhe në cilësi”.

Ajo solli edhe rastin e Elenit, e cila i ka shkruar nga Fieri për fluksin e lartë në Qendrën e shëndetësore numër 2, për shkak të mungesës së një prej mjekëve të familjes. “Mjekja e re Entela Sulaj sapo është punësuar në këtë qendër nëpërmjet platformës tonë “Një mjek për Shqipërinë” dhe në këtë qendër nuk do të ketë më mungesë të mjekut”, sqaroi ministrja. Sipas asaj janë 58 mjekë që i janë bashkuar sistemit publik vetëm gjatë muajit nëntor dhe portali vijon të jetë i hapur në çdo kohë për aplikime të reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME