Categories Lajme

Befason 6-vjeçari shqiptar, dhuron kursimet për fëmijët në nevojë

Një shqiptar vetëm 6-vjeç, që prej dy vitesh jeton në Itali ka befasuar të gjithë për gjestin e tij human. Ai është Kolton Ndoj, i cili kursimet e tij 1-vjeçare i dorëzoi në kryqin e kuq në Itali për fëmijët në nevojë.  Për të folur më shumë rreth kësaj eksperience, ditën e sotme ishin të ftuar në lidhje ‘Skype’ në emisionin e pasdites “Jeto me Orën” në RTV Ora  6-vjeçari Kolton Ndoj, së bashku me nënë e tij Julandën. 6-vjeçari rrëfeu në studio momentin sesi lindi ideja për të dhuruar kursimet e tij tek fëmijët në nevojë.

Ai u shpreh se “shifja video në ‘Youtube’ të fëmijëve që kishin nevojë për lodra, aty më lindi ideja për dorëzimin e kursimeve tek këta familje”. Ndërkohë, nëna e djalit Julanda Ndoj, u shpreh gjithashtu në studio se ishte shumë e emocionuar dhe se ndihej mirë për veprimin dhe vendimin e marrë nga djali i saj. “E pyeta çfarë do të bësh me lekët e arkës së kursimeve edhe Koltoni u shpreh se dua t’i dorëzoj tek fëmijët në nevojë. Normalisht për ne si prindër ishte një emocion i veçantë, pasi ishte dëshira e tij. Unë nuk doja të bëja diçka me ata lekë, pa dëshirën e djalit, pasi doja t’a kuptoj rëndësinë e këtij dhurimi dhe jot ë vendosja unë për të”, u shpreh Julanda Ndoj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME