Categories Lajme

Begaj dekreton lirimin nga detyra dhe emërimin e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë në disa shtete!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra dhe emërimin e ambasadorëve të rinj Shqipërisë në disa shtete.

Presidenca ka njoftuar emrat e ambasadorëve të liruar nga detyra me propozim të kryeministrit Edi Rama, emrat e diplomatëve të rinj në vendin tonë.

Mes tyre ambasadorëve të liruar nga detyra është edhe ai i Serbisë, Ilir Boçka. Në vend të tij është emëruar Bardhyl Canaj, ish-ambasadori i Izraelit.

Presidenti Begaj dekreton lirimet dhe emërimet e ambasadorëve

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:

1. Lirohet Ilir Boçka nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, rezident.

Lirohet Sami Shiba nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bahreinit, Sulltanatin e Omanit dhe në Republikën e Jemenit, jorezident.
3.Lirohet Arben Gazioni nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bjellorusisë dhe në Republikën e Uzbekistanit, jorezident

3.Emërohet Genc Pecani Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bjellorusisë dhe në Republikën e Uzbekistanit, jorezident.

5.Emërohet Bardhyl Canaj, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, rezident.

6.Emërohet Artur Kuko, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), jorezident.

7. Emërohet Saimir Bala, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bahreinit, Sulltanatin e Omanit dhe në Republikën e Jemenit, jorezident.

8.Emërohet Arten Hanku, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, rezident.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME