Categories Opinion

Behgjet Pacolli për kryeministrin Kurti: Nuk po më lejon të kthehem në Kosovë

Nga Behgjet Pacolli

Është tronditëse kjo që po ndodh me mua! Pas dy muajsh karantinimi së bashku me familjen time në Zvicër, nën asistencën shendetsore, diçka që ua deshmova me dokumenta, më pengojnë të vij në Kosovë! Jam unë që rrezikoj duke ardhur në vendin tim nga Zvicra, një sistem kujdesi shendetesor i përparuar, por dua të respektoj votën e qytetarit për mua!

Ju qeveritarë të Kosovës, kështu do bëni dhe me diplomatë zviceranë a perëndimorë që mund të vijnë në Kosovë? Do t’i karantinoni? Kush e bën këtë? Po e bën një qeveri te cilën unë e kam votuar! Për më shumë nuk kam votuar as mocionin për rrezimin e saj!

Kjo qeveri sot në mënyrë primitive, diktatoriale, më privon të kthehem ne vendin tim! Më pengon të zhvilloj veprimtarinë time parlamentare në shërbim të Atdheut tim!Akti ndaj meje, në kundërshtim me gjithë ligjet nderkombëtare, madje dhe me vendimin e fundit të Gjykatës kushtetuese, nuk është akt force, por akt dobësie! Nuk është akt trimërie, por disfate! Nuk është qeveri e fortë, një qeveri që kapet pas pushtetit kësisoj dhe pengon veprimtarinë e parlamentit me çdo mjet, por qeveri e dobët!

Kush jeni ju që paragjykoni veprimtarinë time parlamentare? Kush jeni ju që paragjykoni votën time? Po nëse unë do ta shpallja publikisht se do t votoja pro jush- a do të më pengonit? Jo, nuk e besoj! Ju kam votuar duke besuar tek rotacioni, tek energjia e re e votuesve tuaj, tek nevoja për ndryshim, por kjo që po ndodh ndaj meje, është zhgënjyese! Kjo është pergjigjja ndaj sjelljeve te mia ndaj jush!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME