Categories Lajme

Bëhuni gati të fitoni para nga selfie-t, aplikacioni “i lënë në hije” do ju paguajë për postime

Për vite me radhë, platformat e mediave sociale kanë kopjuar haptazi disa nga tiparet më krijuese të Snapchat. Instagram dhe Facebook bënë pjesë të tyre “Stories” që zhduken pas 24 orësh, të cilat Snapchat i krijoi në 2013. Facebook dhe Instagram, gjithashtu, kopjuan Snapchat për filtrat, një tjetër tipar i saj i famshëm. Gjërat kanë ndryshuar dhe tani besohet se Snapchat ka kopjuar një opsion të TikTok dhe e ka quajtur atë “Spotlight”. Snapchat e përshkruan Spotlight si “një platformë të re argëtimi për përmbajtjen e gjeneruar nga përdoruesit brenda Snapchat”.

Platforma do të shfaqë snapet “më argëtuese” nga komuniteti i tij i përdoruesve dhe do të personalizohet me interesat individuale të njerëzve me kalimin e kohës. Opsioni, i cili do të nxjerrë në pah postimet e bëra virale, është një ndryshim i madh për Snapchat dhe për të pasur sa më shumë postime të tilla, Snapchat do të paguajë para për njerëzit që do t’i postojnë në Spotlight. Pritet që vetëm për këtë të shpenzojë rreth 1 milion dollarë çdo ditë.

Megjithatë, ky opsion ngjason shumë me atë “For You Page” të TikTok, vendi kryesor ku njerëzit shfletojnë përmbajtjen në platformë. Spotlight, ashtu si TikTok, gjithashtu, tërheq video nga yjet e mëdhenj të mediave sociale, por edhe përdoruesit me pak ndjekës. Ashtu si në TikTok, edhe Spotlight i Snapchat i lejon përdoruesit të krijojnë ose të ngarkojnë një video, të shtojnë titra, të përdorin efekte speciale dhe të shtojnë muzikë ose tingull origjinal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME