Categories Politike

Bejtja – Pezës: Aman o burrë, mjaft the budallëqe, të ka mbetur të thuash që Fevziu ka flokë

Në emisionin “Opinion”, ka patur një debat mes gazetarit Andi Bejtja dhe përfaqësuesit të PS, Alfred Peza, lidhur me përgjegjësit për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit. Bejtja tha se pallateve në Thumanë, duhet t’u ishin vënë shiritat, sepse ishin të dëmtuar dhe se debati duhej fokusuar tek përgjegjësitë dhe jo tek propaganda.

Andi Bejtja: O Fredi, po të them duhej rrethuar pallati në Thumanë. Po flet budallëqe!

Alfred Peza: Ore Bejtje edhe ti fole budallëqe dhe të lashë të flasësh. Andi Bejtja: Kundërshtoje budallëkun tim, por unë po të them, pallati në Thumanë duhej rrethuar, Kavaleshenca duhej rrethuar. Çfarë po flet o burrë? Dëgjojmë propagandën, tani të dëgjojmë dhe ty.

Alfred Peza: Thamë që në fillim, që nuk jemi dakord, por më lër ta them sipas meje dhe ta ndajë opinioni. Andi Bejtja: Ti mund të thuash dhe që Fevziu ka flokë, por ai nuk ka…

Alfred Peza: Po të them, që ne duhet ta ndajmë propagandën, komunikimin publik dhe mënyrën si Rama bën lidershipin dhe tjetër gjë është se si shtabi i emergjencës ka funksionuar dhe a po shkon në rregull procesi. Analiza e përgjegjësive, sigurisht që kur ndodh katastrofë e tillë, ka shumë fushëpamje, për të parë edhe elementë të tjerë./tpz

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME