Categories Lifestyle

Horoskopi ditor, e premte 13 dhjetor 2019/ Njihuni me parashikimin e astrologut italian

Ky është horoskopi për ditën e premte 13 dhjetor 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Fundjava do të nisë me shumë ngarkesë dhe lodhje. Bëni kujdes ndaj asaj që do ju ndodhë në këto ditë. Do të viheni në provë. Ndërkohë ata që janë vetëm, mund të jetojnë një histori intriguese.

Demi

Fundjava do të sjellë përmirësime të ndjeshme. Kjo periudhë favorizon vendimet e mëdha për çiftet që duhen. Nëse jeni larg njeriut të zemrës, kjo është koha e duhur për tu afruar. Veçse do ju duhet që të veproni shpejt.

Binjakët

Yjet nuk do të jenë më në kundërshti me shenjën tuaj, ndaj bëni mirë që të ecni përpara. Keni kaluar një moment krize dhe tashmë do mund të merrni frymë. Kush prej pak kohësh ka mbyllur një histori, duhet të rikuperohet dhe të gjejë zgjidhje. Nëse nuk dekurajoheni, do e shfrytëzoni këtë periudhë më së miri. Edhe në punë mund të keni një diskutim profesional.

Gaforrja

Kjo është një periudhë e rëndësishme në raport me javët e kaluara. Duhet ti shihni gjërat pozitivisht, pasi yjet do të jenë në anën tuaj. Historitë e reja të dashurisë, do të jenë premtuese. Bëni mirë që të hiqni dorë nga ndonjë bindje e rremë e së shkuarës.

Luani

Planetet që kishit kundër, janë larguar nga shenja juaj. Do të keni mundësi që të arrini një objektiv të rëndësishëm. Por do ju duhet që ti bëni të gjitha gjërat vetë, kjo për shkak se nuk i besoni njerëzit që ju rrethojnë. Në dashuri mund të prisni diçka më shumë. Çiftet në krizë, do të kenë debate më të shpeshta.

Virgjëresha

Yjet do të jenë në anën tuaj. Do të ketë përmirësime të ndjeshme në raport me ditët e para të dhjetorit, ku do të keni mundësi që të bëni zgjedhjet e duhura. Nëse një histori ka përfunduar prej pak kohësh, do mund të diskutohet. Për gjithë çiftet e konsoliduara, periudha në vijim do të sjellë vetëm zhvillime pozitive.

Peshorja

Mos i bazoni zgjedhjet tuaja në dashuri, vetëm në pamjen e jashtme. Nëse mendoni për të kaluarën, mund të pranoni se keni bërë ndonjë gabim Yjet favorizojnë blerjet dhe zgjedhjet e rëndësishme në punë.

Akrepi

Mundohuni që të takoni njerëzit që doni, pasi mund të merrni një lajm të bukur. Mos jini pesimist, Venusi dhe Saturni janë në anën tuaj! Është koha për të vepruar.

Shigjetari

Ju pret një e premte e bukur dhe sidomos orët e mbrëmjes. E shtuna dhe e diela, mund të jenë shumë të dobishme. Do ju duhet që ti bëni llogaritë me një lloj tensioni dhe me rënie energjie. Humori do të jetë i luhatur. Gjatë kësaj fundjave do të keni mundësi që të kuptoni se çfarë dëshironi vërtetë.

Bricjapi

Do e gjeni veten të fortë gjatë kësaj dite. Do të gjeni pranë vetes, të lindurit e shenjës së akrepit, virgjëreshës dhe demit, ndërsa me gaforren, dashin, peshoren, mund të keni mosmarrëveshje.

Ujori

Do të rigjeni dëshirën për të dashuruar, pasi nuk ka më vend për miqësi. Fundjava do të sjellë kënaqësi në raport me njerëzit me të cilët jeni treguar bujarë, shkruan noa.al. Megjithatë mund të ketë tensione në dashuri.

Peshqit

Kjo e premte do të jetë e mbushur me nervozizëm. Jeni natyrë që i pëlqeni kujtimet, por ndonjëherë duhen mbyllur në sirtar. Mundohuni që të jeni më të gatshëm sa i takon dashurisë dhe ndjenjave, pasi do të ketë projekte të rëndësishme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME