Categories Lajme

Belgjika përmbytet sërish nga shiu

Më shumë stuhi kanë goditur të shtunën Belgjikën, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje dheu. Ky njoftim vjen pak ditë pasi shira të rrëmbyeshëm kanë rezultuar me viktima në këtë shtet. Provincat Namur dhe Vallun Brabant janë goditur më së keqi. Makinat janë tërhequr nga uji i madh më 24 korrik, disa prej të cilave kanë bllokuar linjat e trenit në qytetin Dinant.

Agjencia e lajmeve Belga, ka raportuar se trafiku hekurudhor është pezulluar në disa zona, prej kur kanë nisur vërshimet më herët gjatë këtij muaji. Zjarrfikësit janë angazhuar për t’iu ndihmuar më të prekurve nga vërshimet, të cilat zëvendës-kryetari i qytetit Dinant, Robert Closset, i ka përshkruar më të këqija, se ato të javës së kaluar.

Qendra belge për kriza, ka lëshuar një paralajmërim, duke thënë se moti i keq pritet të zgjasë për disa ditë. Belgjika ka regjistruar 36 viktima, si pasojë e vërshimeve paraprake, të cilat kanë shkatërruar edhe disa pjesë të Gjermanisë, Luksemburgut dhe Holandës. Numri i të vdekurve në këto shtete ka shkuar në mbi 210, derisa dëmet ekonomike besohet se prekin miliarda euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME