Categories Sport

Realizoi një super gol, Erenst Muçi mahnit trajnerin

Pas një gjysmë sezoni ku më shumë qëndroi në bankinë, Ernest Muçi startoi sezonin e ri në Poloni si titullarë, jo vetëm kaq për sulmuesi kuqezi realizojë një super gol për Legia në sfidën kundër Wisla. Në minutën e 28-të, me një aksion personal, Muçi arriti të zhbllokojë rezultatin me një ekzekutim nga distanca. Në fund goli i Muçi rezultoi një trepikësh duke dhënë Legias fitoren në sfidën e parë të sezonit. Trajneri i Legias, Çezlav Mishniuiçz, në konferencën për shtyp pas ndeshjes vlerësoi maksimalisht perfomancën e Muçit, duke thënë se hoqi syzet dhe fërkoi sytë pasi nuk po e besonte realizimin e shqiptarit.

“Ne arritëm të fitonim pas një goli të bukur të Ernest Muçit. Ishte shumë i rëndësishëm ky gol për të. Ky djalë tregon shumë në stërvitje, dhe nuk a ka gjithmonë mundësinë ta paraqesë në ndeshje. Mund të jetë një pikë kthese për të. Isha shumë i lumtur pas golit të Muçit. Unë me vetëdije të plotë vrapova dhe hoqa syzet, duke fërkuar sytë me habi. Ai shënon gola të tillë në stërvitje dhe unë jam i kënaqur që e gjithë Polonia pa një gol të tillë sot. Ju e shihni se Ernest kujdeset shumë për të bërë paraqitje të mira në skuadër. Sot, ky futbollist ndihet si një person i rëndësishëm në ekip”, tha trajneri i Legias.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME