Categories Lifestyle

Bëni këto pesë gjëra efektive në rast se jeni të trishtuar

Sipas ekspertëve mundësia për t’u mbyllur në vetvete dhe të të krijohet një gjendje monotonie sidomos në fillim të muajit janar, pasi jeni kthyer nga festat është më e madhe në stinën e dimrit. Ja disa këshilla si ta përballoni me sukses këtë situatë:

  1. Rezervoni  një takim me doktorin

Sipas terapistes, Katherine Schafler  është  e nevojshme të shkoni të takoni një specialist që do ju ndihmojë të kaloni gjendjen e krijuar. Ai do ju rekomandojë vitaminën  D, e  cila  ndikon në përmirësimin e gjendjes psikologjike. Vendet të cilave u mungon dielli, e marrin atë nëpërmjet medikamenteve që e përmbajnë atë.

  1. Bëni ushtrime çdo ditë

Në çdo lloj vendi që ndodheni, sipas intv.al mundohuni të bëni ushtrime të ndryshme qoftë edhe për 10 minuta, duke e shoqëruar edhe me muzikë. Kjo do ju ndihmojë të largoni mendimet negative në këto ditë dimri.

  1. Terapia e dritës

Shumica e njerëzve të mërzitur duhet të ndezin dritat në maksimum në shtëpitë e tyre. Terapia e dritës është një gjë aktuale, pasi mund të jetë efektive.

  1. Bëni një shëtitje

Mungesa e motivimit për të shëtitur në temperaturat e ftohta  do bëjë që jut ë preferoni të qëndroni  në ambiente të mbyllura. Ekspertët këshillojnë që të bëni një xhiro sado të shkurtër, pasi do ju ndihmojë të  rifreskoni mendimet dhe të harroni për një moment se jeni në “stinën  e dimrit”.

  1. Bëjeni  jetën tuaj me ngjyra

Ngjyrat e larmishme  mund të kenë një ndikim të papritur,  duke sjellë humor dhe  aftësi  për t’u përqendruar. Nuk është e vështirë të përzgjidhni  gjëra me ngjyra rreth vetes suaj, përfshirë këtu: dhomën tuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME