Categories Lajme

Bënin jetë pasanikësh me paratë e g.rabitura, çifti mashtruan edhe motër e vëlla. Kush është Migena e arrestuar sot

Migena Kajolli, e reja e arrestuar sot nga Policia e Fierit, është e dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë më vendimin e pak ditëve më parë, 22.11.2019, me 8 vite b urgim. Ajo akuzohet për “Mashtrim” dhe “Mashtrimi në bashkëpunim me pasoja të rënda”.

Emri i saj u publikua një vit më parë, kur policia e arrestoi bashkë me të shoqin.

“Policia e Fierit ka arrestuar dy perosna, burrë dhe grua, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar persona të ndryshëm me pretendimin se do i punësonin. Sipas policisë mësohet se në pranga kanë rënë Fisnik Kajolli dhe bashkëshortja e tij Migena Kajolli, banues në Dërmënas, Fier”, thoshte policia një vit më parë.

MAJ 2018/ Bënin jetë pasanikësh me paratë e qytetarëve, çifti mashtruan edhe motër e vëlla të kthyer nga…

FISNIK KAJOLLI

Përvetësuan nëpërmjet mashtrimit 200 mijë euro, arrestohet një çift të rinjsh nga Fieri. Në bashkëpunim me njëritjetrin, ata kishin ngritur një skemë mashtrimi ku iu premtonin qytetarëve vende pune në kompani të mëdha e deri te ndërmjetësimi për ortakëri.

Policia e Fierit bëri të ditur se bashkëshortët Fisnik Kajolli 34 vjeç dhe Migena Kajolli 27 vjeçe, nga fshati Dermenas i Fierit, u arrestuan me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Arrestimi i tyre u bë pasi në Prokurorinë dhe Policinë e Fierit u paraqitën qytetarë, të cilët ishin mashtruar nëpërmjet një skeme “të ligjshme”, ku për dhënien e parave të tyre kishin firmosur edhe te noteri sikur do të jepej në formën e një huamarrje.

SKEMA

Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, bashkëshortët iu premtonin qytetarëve të ndryshëm vende pune nëpër kompani private. Zhvatja ka nisur në vitin 2016, ku ata kishin ndërtuar një skemë mashtrimi duke u prezantuar si një çift me njohje e miq në sfera të ndryshme të biznesit. Ata iu premtonin qytetarëve se do të shfrytëzonin pikërisht këto njohje e miqësi për të ndërmjetësuar në kompani të ndryshme të zonës.

Përmes ndërhyrjes së tyre, këto kompani (kryesisht në sektorin e hidrokarbureve) do t’u siguronin qytetarëve kontrata pune. Sipas burimeve nga hetimi, ka rezultuar se strumbullari i gjithë kësaj vjedhjeje ishte 27-vjeçarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME