Categories Lajme

Beograd, një tank përpara stadiumit të ‘Crvena Zvezda’, ndez zemërimin e Kroacisë fqinje

Në Beograd është shfaqur një tank para stadiumit të ‘’Crvena Zvezda e cila do të launte ndeshjen e kthimit me zviceranët e ‘Young Boys’ për t’u kualifikuar në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Tanku ishte një ‘T55’ i blerë në një depo ushtarake dhe që i përkiste ushtrisë së vjetër jugosllave.

Zgjedhja e tifozëve nuk i ka pëlqyer Kroacisë fqinje, e cila e konsideron tankun një simbol të sulmit të forcave serbe në qytetin kroat të Vukovar, të rrethuar nga milicitë jugosllave gjatë luftës së vitit 1991.

Ekspozicioni përpara stadiumit Marakanà, siç quhet edhe stadiumi i Beogradit, vjen disa ditë pasi ditës historike në Knin, vendi ku, në fillim të viteve nëntëdhjetë, popullsia vendase serbe, e mbështetur nga Beogradi, u rebelua kundër shpalljes së Zagrebit të pavarësisë nga Federata Jugosllave.

Qeveria serbe nga ana e saj tha se bëhet fjalë thjesht për një ekspozim kurse Ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanoviç deklaroi se “tanku nuk mund të jetë një kërcënim për njerëzit”.

Tensioni sportiv dhe tensioni politik duket se po ndjekin njëri-tjetrin në Ballkan, ku urrejtja dhe mosbesimi i ndërsjellë nuk janë tejkaluar plotësisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME