Categories Lajme

Elbasani me spital të ri, Manastirliu: Banorët më parë merrnin rrugët për një eko apo skaner

Spitali i ri i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan vihet në funksion të plotë për 275 mijë banorët e Qarkut të Elbasanit. Kryeministri Edi Rama vizitoi sot spitalin e Elbasanit bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në investimin me vlerë 1, 7 milion euro. Manastirliu tha se falë angazhimit edhe të stafit mjekësor të Spitalit Rajonal të Elbasanit, investimi i ri është realizuar në kohë rekord. Ai gjithashtu është një nga katër spitalet që janë akredituar gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2019, duke përmbushur kushtet për shërbim shëndetësor sipas kritereve bazë të kërkuara për infrastrukturën, pajisjet teknologjike spitalore, kushtet tekniko-higjienike, kualifikimin e burimeve njerëzore, ofrimin e shërbimit shëndetësor për pacientët.

Kjo godinë ka qenë e degraduar, simbol i degradimit të sistemit. Investimi për këtë spital, infrastruktura, pajisjet biomjeksore dhe hoteleria ka shkuar në vlerën e 2,7 milionë euro. Është realizuar në kohë  rekord, falë gjithë punës që ka bërë ekipi rajonal i Elbasanit.  Në kushtet që ka arritur spitali, edhe falë investimit në këtë infrastrukturë, sepse dihet që Urgjenca është porta  e parë e shërbimit për qytetarët, tashmë është plotësuar i gjithë standardi i akreditimit, kështu që spitali akreditohet. Urime ekipit të spitalit,” – u shpreh Manastirliu.

Shërbimi i Urgjencës ka një kapacitet prej 25 shtretër dhe përmbush të gjithë standardet e këtij shërbimi, me sistemin e triazhimit dhe aparaturat moderne. Ndërkohë që spitali i ri ka marrë vlerësimet maksimale nga mjekët që kanë punuar aty prej vitesh dhe pacientët të parë që po marrin ndihmën e parë mjekësore.

“Më mirë nuk bëhet. Ju faleminderit shumë për këtë dhuratë që i bëtë Elbasanit.  E meritonte Elbasani këtë lloj shërbimi, këtë lloj urgjence. Unë kam qënë dhe në Gjermani, kam bërë dhe trajnime. Kur e shoh këtë ambient këtu, them i kemi më të mira. Është detyra jonë t’i mirëmbajmë,” – u shpreh një nga pjesëtarët e stafit mjekësor.

“Nuk e kam parë këtë as tek privati. Qeveria bën, por duhet ta mirëmbajmë ne, po ne vetë. Kështu që po nuk e mbajtëm vetë, do ta pësojmë si me të tjerat,” – tha një qytetar.

Ministrja Manastirliu shpjegoi se veçantia e spitalit është imazheria, ku banorët duhet të kalonin rrugë për të bërë një eko apo një skaner. Është organizuar që të ketë të gjitha shërbimet e integruara. Sipas saj kanë filluar shtrimet e para në kardiologji.

Shërbimi i kardiologjisë dhe reanimacionit të kardiologjisë është pajisur me aparatura moderne të echo-s, elektrokardiogramës, provës ushtrimore, etj.. Po ashtu shërbimi i neurologjisë dhe reanimacionit të neurologjisë plotëson standardet me aparaturat e reja të ezhesë dhe aparaturat moderne në reanimacion dhe stafit mjekësor i janë bashkuar dhe mjekë të rinj specialistë. Sipas ministres të sëmurët me  diabet nuk u duhet që të shkojnë në Tiranë, por mund të  konsultohen direkt aty.

Foto nga spitali i ri në Elbasan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME