Categories Lajme

Berat Buzhala tallet me Elvis Naçin, rrjeti ‘tërbohet’ nga reagimet (Video)

Një video e nisur me humor e Berat Buzhalës, ku mes të tjerave tallet me imamin Elvis Naçi po shpërndahet me shpejtësi në Kosovë dhe në Shqipëri, ndërsa rrjeti zien nga qëndrimet e ndryshme, lidhur me personazhet. Buzhala së bashku me Shkodran Hotin kishin zgjedhur që për festat e fundvitit të krijonin një pasazh satirik ‘’shtet hajgare”, në mesin e të cilit talleshin me personazhe të njohura të politikës në Kosovë dhe jo vetëm. Buzhala dhe Hoti, në videon e realizuar në makinë kanë përmendur dhe imamin Elvis Naçi, dhe qëndrimet e tij për kafshët, siç është derri, që është një kafshë e ndaluar në fenë myslimane.

Ca më tej gjatë videos, me satirë Buzhala është ndalur dhe te qëndrimet e Naçit për prejardhjen e njeriut, që sipas tij nuk ka asjë lidhje me teorinë darviniane, të evoluimit, dhe që e ka zanafillën nga majmuni. “Të paktën të ishte një kafshë më dinjitoze”, rikthejnë dy gazetarët qëndrime të thëna më herë nga Naçi. Dhe si për ti hedhur më shumë ‘’benzinë” zjarrit, Buzhala dhe Hoti tallen me Naçin duke thënë se nëse vërtet njeriu do të ishte krijesë e Zotit, atëherë ata nuk do të kishin veshë të gjatë dhe fytyrë të shëmtuar.

Pas reagimeve të shumta në rrjet, mes tyre dhe kërcënuese në drejtim të Hotit dhe Buzhalës, ky i fundit ka reaguar sërish, përmes një statusi në Facebook, ku shkruan: Shume interesant është puna e budalles: une bË j hajgare me veshët e mi, të cilët m’i ka fale, m’i ka dhuru i lumi Allah, e mandej do debilla, kishe për me më ofendo pse jau kam talle idollin, m’i nisin do foto me vesh të mëdhenj. Mosni more ashtu se fytyra ime është vepër e Zotit, a e dini që po hyni në gjynah.

Shumë është funny një gjë, kur e sheh që tek mas dy ditëve ju ka ra zhetoni që brenda Shtet Hajgare, ka pase gjana serioze. Ndërkohë vetë imami Elvis Naçi nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me këtë debat, ku pa dëshirën e tij është bërë protagonist.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME