Categories Lajme

Berat! Makina përplas dhe merr zvarrë për disa metra të moshuarin te vijat e bardha, në gjendje kritike për jetën (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen “Çelepias” në Berat. Një 68-vjeçar është përplasur nga një makinë, teksa kalonte me biçikletë në vijat e bardha të rrugës.

Pas përplasjes, automjeti tip Volswagen Passat,me targa AA 590 FC, e ka marrë zvarrë për disa metra dhe më pas ka ndaluar.

I moshuari Agim Mingu është përplasur pa ndjenja në asfaltin e rrugës, deri në mbërritjen e ambulancës që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Mjekët e spitalit konfirmojnë se ai ndodhet në sallën e operacionit dhe gjendja e tij është kritike.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të shumtë të policisë,që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit,ndërkohë që po kërkohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth,të cilat do të hedhin dritë mbi dinamikën e aksidentit.

Burime zyrtare të policisë konfirmojnë se drejtuesi i mjetit Volswagen Passat është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, ku edhe po jep dëshminë e ti në lidhje me ngjarjen.

Burime nga dëshmitarë në vendngjarje konfirmojnë se automjeti që shkaktoi aksidentit ishte duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në këtë zonë të banuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME