Categories Lajme

Berat, Ndalohet një 45-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me mbi 3 vjet burgim

Berat, Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një 45-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Berat, lokalizuan në lagjen “Muzakaj”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Marjus Marini, 45 vjeç, banues në Berat.

Gjykata e Apelit në Vlorë, me vendimin e datës 12.04.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë, Gjykata lë në burg 21 persona, lirohet vetëm njëri prej tyre

U mbajt këtë të premte në Gjykatën e Tiranës, seanca ndaj 22 personave të arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME