Categories Lajme

Berat, Shoqërohet 37-vjeçari, detaje…

Policia e Beratit ka zhvilluar disa aksione në terren, me qëllim parandalimin e k rimeve mjedisore. Në p ranga, ka rënë një 37-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë në lagjen Barrikad të Beratit, me një mjet tip “Kamion” duke ngarkuar pllaka dekorative guri, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në Malin e Tomorit. Gjithashtu sipas raportimeve, me vete, kishte dhe një punonjës të pasiguruar.

37-vjeçari i arrestuar nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë, pasi vetëm një muaj më parë ishte shpallur në kërkim nga policia, për veprën penale “Ndërtim pa leje”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat p enale “Punësim i paligjshem” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i plotë i Policisë: Berat, Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe g oditjen e k rimeve mjedisore. Në kuadër të zbatimt të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore si dhe në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasin M.S., 37 vjeç, (administrator subjekti), pasi u kap në flagrancë në lagjen Barrikad, me një mjet tip “Kamion”, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit, gjithashtu kishte dhe një punonjës të pasiguruar.

Nga veprimet h etimore të kryera rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur edhe në kërkim në datën 12.05.2021 nga DVP Elbasan për veprat penale “Ndërtim pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Veprimet e mëtejshme u kryen nga DVP Elbasan.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Punësim i paligjshem” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të d enoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligji

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME