Categories Lajme

Policia e Tiranës vihet në kërkim të amerikanit, Fjeti në hotel disa netë dhe nuk pagoi

Një i ri në kryeqytet që menaxhon biznesin e të atit, nuk është nxehur nga dëmi ekonomik që iu shkaktua nga një klient, por nga kuraja e klientit për ta mashtruar dhe për ta tallur. Për këtë arsye, ai ka vendosur ta bëjë një kauzë për policinë duke u kërkuar atyre ta gjejnë qytetarin, i cili fjeti disa net në hotelin e tij dhe më pas ia mbathi.

“Quhem E. N. dhe jam i punësuar si recepsionist në hotelin e babait që ia menaxhoj unë”, e nis rrëfimin e tij pranë komisariatit numër një djali i moshës 29 vjeç. “Në datën 17 prill 2021 në hotel u paraqit një shtetas amerikan, që u regjistrua me letërnjoftim me emrin J. E.” Por ky dokument dhe të dhënat personale me të cilat ai u prezantua rezultoi më pas se ishin false.

Edhe numri i tij i telefonit rezulton i padisponueshëm. Por për ta provuar këtë përfundim, agjentëve u është dashur të gjurmojnë në kamerat e sigurisë mjetin me të cilin ai qarkulloi e më pas të shkojë në zyrat e kompanisë, ku makina u mor me qira.

Sipas policisë nga veprimet e paraprake hetimore dhe verifikuese rezulton se shtetasi i huaj qëndroi në hotelin që gjendet në “Rrugën e Elbasanit” për një javë. Madje duket se amerikani është privilegjuar për shkak të shtetësisë së huaj dhe i janë bërë lëshime edhe në çmim.

“Klienti ra dakord që të paguajë shumën prej 20 euro nata me një total prej 130 euro së bashku me disa shërbime të tjera që i ka përfituar gjatë qëndrimit në hotel”, thotë 29-vjeçari për Policinë e Tiranës. Deri ditën e largimit klienti është shfaqur dhe është dukur si çdo person tjetër që frekuenton një hotel.

“Më pas, ky person tha se do të largohej dhe më kërkoi që t’i ngarkoja valixhet në automjet dhe se do të kthehej për të bërë pagesën, por ai nuk u kthye”.

Nga të dhënat e policisë rezulton se shtetasi i huaj u paraqit në hotel dhe u largua nga hoteli me të njëjtin automjet, të llojit Dacia. Mbasi është realizuar identifikimi i targave të automjetit ka rezultuar se makina ishte marrë me qira në një kompani që ka selinë në ish-Bllok.

“Nga ana jonë, – thuhet në dosjen e policisë – është komunikuar me përfaqësues të kompanisë në fjalë dhe ata na kanë vendosur në dispozicion një fotokopje të pasaportës të këtij shtetasi ku rezultoi se ai nuk quhej si është prezantuar në hotel, por që emri i tij i vërtetë është J. U. Hankin, nga Ohaio.

Policia insiston për gazetën Si se po kryhen edhe disa veprime të tjera për të kuptuar nëse ky shtetas ka dalë apo jo nga Shqipëria dhe më pas pritet ta referojë për h etime për mashtrim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME