Categories Lajme

Berisha e akuzoi se fshihet pas akuzave dhe arrestimeve, Rama përgjigjet me statuse “sportive”

Një ngjarje e rëndë tronditi politikën dhe opinionin publik në Shqipëri dje pasdite, kur, me vendimin e SPAK u arrestua Jamarbër Malltezi, dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa ky i fundit u la në detyrim paraqitje me akuzën për korrupsion pasiv.

Deri në mesnatë Berisha ishte në selinë e PD-së, nga ku akuzoi Ramën dhe bashkëshorten e tij se fshiheshin pas sulmit dhe në fund refuzoi të takonte dy përfaqësues të Policisë së Shtetit që erdhën në seli për t’i komunikuar ndalimin e lëvizjes jashtë vendit.

Por ndërkohë që ndodhnin këto ngjarje me shumë ndikim në vend, Edi Rama, nuk e prishi terezinë, duke vijuar me postimet e tij “sportive”, si përherë. Dje, pasdite vonë hodhi një foto të staiumit “Air Albania”, ndërsa dy orë më parë publikoi një video nga Parku “Vala” në “Lagjen 18” të Durrësit, duke u mburrur me fushat sportive të disiplinave të ndryshme, palestër të hapur, lojëra për fëmijë, korsi biçikletash, pistë vrapimi, zona pushimi etj. dhe duke u uruar shqiptarëve të dielë të bukur.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME