Categories Lajme

“Berisha është fitues, e ka provuar historia”, kryetari i PD në Vlorë: Njerëzit nuk besojnë më tek Basha, boll është boll

Kreu i PD në Vlorë, Genc Deromema ka folur lidhur me qëndrimin e tij sa i përket zhvillimeve të fundit në partinë Demokratike. Ai e ka konsideruar “foltoren” si një nevojë historike për të bërë të mundur demokratizimin e mëtejshëm partiak. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me ‘skype’ për emisionin ‘Pushteti’ në Fax News, Deromema tha se tashmë pjesa më e madhe e anëtarëve të PD e kishin humbur besimin tek kryetari aktual Lulzim Basha.

I pyetur se kush prtet të jetë kryetari i ri i PD, ai u përgjigj se me të gjitha gjasat, do të jetë Sali Berisha duke e konsideruar këtë të fundit si fitues të provuar nga historia, madje shkoi më tej duke e quajtur ish kryeministrin si lider aktual të PD-së.

Kryetari i PD në Vlorë, Genc Deromema për emisonin “Pushteti” në studion e Fax News:

E keni quajtur një nevojë historike për demorkatizimin e partisë Demokratike, përse e konsideroni kështu?

Deromema: Si një prej drejtuesve më të rinj të degëve të PD në Shqipëri, nisur edhe nga eksperienca personale nga një angazhim relativisht I gjatë i imi, mendoj se ky ndryshim do të fillojë në datën 11 dhjetor duke sjellë një demokratizim të brendshëm të PD, do sjellë një epokë të re që ka qenë e nevojshme prej kohësh por nuk ka mundur të konkludohet. Është një ndryshim I nevojshëm i nisur nga grupi organizator i foltores por është edhe një nevojë e kërkuar nga baza.

Vlora mund të quhet një bastion i së majtës, a mendoni ju se do të ndryshojnë këto balanca nëse demokratët atje ngrihen dhe forcohen?

Deromema: Sic ju e thatë, Vlora ka qenë shembull edhe gjatë komunizmit por vazhdon të jetë shembull. Lidhur me PD mund t’ju përmend pritjen e jashtëzakonshme që demokratët e Vlorës bënë për doktor professor Sali Berishën pas vitit 1997. Një pritje e cila riktheu partinë Demokratike në pushtet edhe pse ndodhi pas disa vitesh. Ardhja e Berishës në vitin 2000 ishte një shkendijë e qartë për rikthimin e PD në krye të vendit.

Dua të theksoj se Vlora nuk është bastion i së majtës, pavarësisht se në nivel lokal, Vlora drejtohet prej 24 vitesh nga të majtët, në zgjedhjet e fundit të 25 prillit, Vlora dhe vlonjatët e treguan mirë se nga janë. Mjafton të shohim rezultatet për të kuptuar se Vlora nuk është edhe aq bastion i së majtës.

Pse është Sali Berisha ai që mund të bashkojë partinë Demokratike dhe mbi të gjitha a mund ta bëjë ai një forcë fituese?

Deromema: Në rradhë të parë, Berisha është fitues dhe e ka provuar historia. Në rradhë të dytë, shumica absolute e anëtarëve të PD në Vlorë i janë bashkuar kësaj lëvizje sepse boll është boll. Një nga arsyet pse kjo lëvizje është forcuar kaq shpejt është sepse njerëzit nuk besojnë më tek Lulzim Basha dhe u mbush kupa.

Akti i Bashës nda Berishës nëse do kalonte në qetësi do sillte një shpërbërje dhe shkatërrim përfundimtar të PD. Kështu që ky lloj entuziazmi nuk është thjesht dhe vetëm prej madhështisë së Berishës por demokratët, nuk besojnë më tek Basha, nuk e duan më si lider.

Berisha është shprehur se do jetë kandidat për kreun e PD, a e bën të vështirë konkurrencën në PD?

Deromema: Jo vetëm në këto kushte por edhe në kushte të tjera përballë Berishës do ishte shumë e vështirë. Deri më tani nuk kemi shumë kandidatë dhe ndër ata që kanë shpallur se mund të kandidojnë, Berishën e shoh si fitues absolute. Për njëmijë e një arsye, tani që flasim e shoh si liderin aktual të PD-së.FAXWEB

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME