Categories Lajme

Berisha kryen homazhe në Shkodër për 2 Prillin, në ceremoni të pranishëm edhe mbështetësit e Bashës, thyhen barrierat brenda PD-së

Po mbahen homazhe në Shkodër në nderim të 4 dëshmorëve të 2 Prillit, ku është i pranishëm dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në këtë ceremoni janë prezent drejtuesit më të lartë të PD-së së Shkodrës, kryebashkiaku Bardh Spahia, dhe deputetët e PD-së që kanë qenë më së shumti në mbështetje të kryetarit të dorëhequr Lulzim Basha.

Ky është aktiviteti i parë ku përfaqësuesit e PD-së shfaqen të bashkuar.

2 Prilli 1991

28 vite më parë, më 2 Prill 1991 ndodhi masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, që çoi në ekzekutimin e 4 personave të pafajshëm. Ajo ditë ishte një ndër revoltat më të mëdha popullore në vend. Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë.

Katër viktima e dhjetëra të plagosur lanë plumbat e poicisë. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, tanimë të shpallur martirë të demokracisë.
Protestuesit mësynë godinën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe që andej hidhnin dokumentet nga dritaret në oborr.

Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë. Më pas në sheshin kryesor, që sot mban emrin “2 Prilli”, mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit/ 19- vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, 4 të plagosur!

Një aksident është regjistruar pak para mesnate në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali \Ekzekutohet me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Pordenone të Italisë, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, si pritet të jetë kjo e hënë

Vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellime dhe dhe vranësirash të shpeshta të cilat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e madhe Tinka Kurti përfundon në azil: Tragjedi që erdha këtu, por ka njerëz të mrekullueshëm

Tinka Kurti u shfaq në ekran mbëmjen e djeshme duke dhënë një mesazh për aktorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Analizat: Qumështi i ambalazhuar përgatitet me vaj palme që dëmton shëndetin, vjet u importuan 2.9 milionë litra

Numri i krerëve të gjedhëve është gjithnjë në rënie, por kërkesat janë të rritje për…

LEXO ME SHUME