Categories Lajme

Berisha kryen homazhe në Shkodër për 2 Prillin, në ceremoni të pranishëm edhe mbështetësit e Bashës, thyhen barrierat brenda PD-së

Po mbahen homazhe në Shkodër në nderim të 4 dëshmorëve të 2 Prillit, ku është i pranishëm dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në këtë ceremoni janë prezent drejtuesit më të lartë të PD-së së Shkodrës, kryebashkiaku Bardh Spahia, dhe deputetët e PD-së që kanë qenë më së shumti në mbështetje të kryetarit të dorëhequr Lulzim Basha.

Ky është aktiviteti i parë ku përfaqësuesit e PD-së shfaqen të bashkuar.

2 Prilli 1991

28 vite më parë, më 2 Prill 1991 ndodhi masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, që çoi në ekzekutimin e 4 personave të pafajshëm. Ajo ditë ishte një ndër revoltat më të mëdha popullore në vend. Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë.

Katër viktima e dhjetëra të plagosur lanë plumbat e poicisë. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, tanimë të shpallur martirë të demokracisë.
Protestuesit mësynë godinën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe që andej hidhnin dokumentet nga dritaret në oborr.

Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë. Më pas në sheshin kryesor, që sot mban emrin “2 Prilli”, mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME