Categories Lajme

Berisha kundër Bashës: Je tradhtar!

Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme ndodhet në Maqellarë të Dibrës për të prezantuar kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”për zgjedhjet e 6 marsit, Premtim Kryemadhin.

Gjatë fjalës së tij Berisha përsëri sulmoi kryetarin e PD-së Lulzim Bashën, të cilin e akuzoi për tradhëti, duke iu referuar rastit ku disa demokratë kapën një perzon i cili po blinte vota në këmbin të lekëve në Maqellarë.

Sipas Berishës, nëse Basha nuk do të tradhtonte demokratët dhe të bëhej pallë me Ramën, atëhere Partia Demokratike sot do të ishte në pushtet.

Berisha shtoi se zgjedhjet e 6 marsit do të jenë një provë e madhe jo vetëm për kryebashkiakët që do të zgjidhen, por edhe për opozitën e vërtetë shqiptare.

“Zgjedhjet e 6 marsit janë një provë e madhe jo vetëm për kryebashkiakët që do zgjidhen, por janë një provë e madhe për opozitën e vërtetë shqiptare në tërësi. Ato mbartin mesazhin e fillimit të një ndryshimi të madh. Ato mbartin në vete, farën e shpresës për të cilën ka sot nevojë më shumë se për çdo gjë tjetër, familja shqiptare, të rinjtë shqiptarë.

Ne jemi në këto vite, një shoqëri në shpërbërje, vite në të cilat të rinjtë dhe fëmijët largohen nga familjet. Lënë prindërit vetëm dhe vetë marrin rrugë pa ditur se cila do jetë e ardhmja e tyre. E gjitha kjo jo se Maqellara, Dibra dhe Shqipëria nuk kanë pasuri, nuk kanë potenciale për të begatuar, për të punësuar, për të garantuar të ardhmen e të rinjve dhe fëmijëve të tyre, por sepse ndiqen politika të cilat janë absolutisht të ngjashme me platformën e Vaso Çubrilloviçit në Kosovë ndaj shqiptarëve

Kam një përshëndetje të veçantë për ata demokratë të Maqellarës që e kapën kriminelin e votave tek blinte vota dhe e bllokuan. Ku është ai sot? Ai është i lirë. Po pse është i lirë? Se Lulzim Brava tradhtoi. Se Lulzim Brava në vend që të merrej me mbrojtjen e votës tuaj siç e mbrojtën këtu djemtë e Maqellarës, në qoftë se do mbrohej vota siç mbrojtën demokratët e Maqellarës, sot ishim në pushtet ne. Por ai e kishte e kishte mendjen të qeveriste me Ramën. E kishte mendjen të ndajë pushtetin me Ramën. Në fakt, atë Rama e kishte marrë peng. Kjo është e vërteta absolute”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME