Me rastin e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, finalisti i “Big Brother Vip”, Donald Veshaj realizoi portretin e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Portret nga i cili të gjithë shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës ngelën “gojë hapur”. Ka qenë vetë produksioni ai i cili publikoi video para, gjatë dhe pas përfundimit të portretit dhe na lejoni të themi se kjo pikturë është pikturuar nga vetë Donaldi, madje aty janë dëshmitarë edhe vetë banorët, të cilët e përgëzojnë aktorin për portretin e realizuar.
