Categories Lajme

Berisha: Ky është gabimi i jetës sime, përjashtimi im është “zero”. Ja kush e ka legjitimitetin në PD!

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se gabimi më i madh në jetën e tij është se nuk ka kandiduar përballë Bashës në momentin kur ai ka refuzuar të japë dorëheqjen.

“Synimi im ka qenë mbrojtja e interesit kombëtar. Ky është një projekt që tre jetë t’i kisha ia kushtoja këtij projekti. Edi Rama kishte parim të politikës së jashtme zero problem me fqinjët. Projekti im merr fund minutën e fundit të jetës sime. Do vazhdoj aq sa do pranojnë shqiptarët. Gabimi im ndër më të mëdhenjtë e jetës time është se në momentin kur më tha nuk jap dorëheqjen duhet t’i thoja duhet të përballemi. Por unë kisha premtuar që largimi im është pa kthim”, tha Berisha në RTK.

Ai deklaroi se vendimi për përjashtimin e tij është marrë nga një person që sipas tij është shkarkuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

“Vendimi për përjashtimin tim është zero nga një person që është shkarkuar. Është një tallje me veten e tij të një njeriu që është kukull. Legjitimitetin e PD e ka vetëm komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit në PD. Grupi parlamentar i PD në çdo forcë politike të botës kur të vijë puna në zgjedhje në parti, janë vetëm një votë. Ky është një proces partiak ku janë bashkuar një pjesë e deputetëve.

Kur unë kam dhënë dorëheqjen kam deklaruar se largohem nga çdo funksion por nuk dorëzoj Sali Berishën. Sali Berisha edhe në diktaturë ka mbrojtur interesin kombëtar. Unë nuk mund të tjetërsoja. Unë jam intelektual dhe mision kam interesin publik. Basha ka përdorur pabesi ndaj Berishës”.

Berisha foli edhe për Ballkanin e Hapur duke e quajtur atë një aleancë trilaterale mes tre vendeve.

“Unë nuk mund të merrja atribute që i kishin të tjerët por kam kundërshtuar me dhjetëra raste që në takimin e parë kur quhej Mini Shengen. Ajo është një aleancë trilaterale sepse janë tre vende që e kundërshtojnë. Ka futur luftën e ftohtë në Ballkan. Është hapje e zonës për influencën ruse.

Është nja vasalitet i plotë i Shqipërisë ndaj Beogradit. Pavarësisht se jemi dy kemi një interes kombëtar. Unë dua të them që çdo gjë që dëmton Kosovën, dëmton edhe Shqipërinë. Nuk mund të pranoj kurrë një projekt që e nënçmon Kosovën”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME