Categories Lajme

Itali, 36 vjeçari shqiptar kapet me drogë me vlerë tregu 3 milion euro

Një shqiptar 36-vjeçar, me banim në Itali është vënë në pranga nga autoritetet policore italiane të Ankonës me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike e rezistencë ndaj forcave të rendit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 21.5 kg kokainë mjaft e pastër që sipas autoriteteve italiane kishte destinacion tregje të ndryshme të shitjes ilegale në territorin kombëtar e me një përftim rreth 3 milionë euro. Kokaina ishte e konfeksionuar në 20 pako dhe fshehur në një valixhe që u gjet në bagazhin e një automjeti.

Guardia di Finanza e Ankonës informon se operacioni është ekzekutuar më datë 6 janar 2022, por për motive hetimi që janë ende në fazë paraprake, është bërë publik mëngjesin e sotëm.

Operacioni është ekzekutuar në territorin e komunës së Sant’Elpidio (Fermi) në provincën e Ankonës, pas identifikimit të një automjeti që në orët e para të mëngjesit (mjaft herët) udhëtonte me shpejtësi shumë të lartë.

Guardia di Finanza ka rekuperuar dy pakot me kokainë të hedhura në rrugë nga dritarja e mjetit në lëvizje, e më pas kanë zbuluar në bagazhin e automjetit tjetër të parkuar, një valixhe brenda së cilës ndodheshin 18 pako të tjera kokainë.

Pesha totale e kokainës së sekuestruar është 21.5 kg e cilësia e saj është mjaft e pastër.

Finanza italiane informon se sasia e madhe e drogës së kapur është tregues se destinacioni i tregtimit të saj nuk ishte vetëm komuna e Sant’Elpidio e territori përreth, por tregje të ndryshme. Vlera përfituese e kokainës, sipas komunikimit zyrtar të Financës do t’i sillte trafikante një fitim rreth 3 milionë euro. Është ky sekuestrimi më i madh i kokainës i gjatë viteve të fundit në territorin e rajonit Marche./Gazeta Shqip

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME