Categories Lajme

DPSHTRR: Ndryshon fatura e taksave të mjetit, i shtohen elementë të sigurisë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka prezantuar sot faturën e re të taksave të mjetit. Në një njoftim në mediat sociale, DPSHTRR njofton se kjo faturë e re ka informacion të plotë si taksohet mjeti rrugor, si përcaktohet taksa e thjeshtë dhe taksa e luksit.

Po ashtu bëhet me dije se në këtë faturë do të shtohet dhe element të sigurisë dhe lexim mes kodeve.

Riformatojmë faturën e taksave të mjetit rrugor për të mirëorientuar taksapaguesin, kontrollin rrugor (brenda e jashtë vendit), shoqëruar me informacion të plotë mbi si taksohet mjeti rrugor, si përcaktohet taksa e thjeshtë (TVMP) apo taksa e luksit (TVML), çdo udhëzim mbi çregjistrimin provizor, riaktivizimin e mjetit për qarkullim, afatet e taksave dhe kontrollit teknik të mjetit, çregjistrimi i përhershëm, përjashtimi nga taksat, etj.

Për një drejtues mjeti sa më të ndërgjegjësuar mbi detyrimet dhe të drejtat, të mbrojtur në çdo rast verifikimi, të ndihmuar për paqartësitë dhe të qartë me legjislacionin! Faturës i shtohen edhe elemente sigurie dhe leximi mes kodeve!”, është ky njoftimi nga DPSHTRR.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME