Categories Lajme

Itali, dhunuan shqiptarin për vdekje me shkop bejsbolli, arrestohet një tjetër person

Një tjetër person është vënë në pranga për krimin e rëndë të ndodhur në korrik të vitit të kaluar në Mantova të Italisë, ku shqiptari Atilio Ndreca humbi jetën si pasojë e një dhune brutale.

Mediat italiane raportojnë se i arrestuari është një shtetas nga Maroku i cili kishte mundur të arratisej drejt Spanjës pas krimit.

Marokeni raportohet se u arrestua në Algeciras të Spanjës, ndërsa pritet që në orët në vijim të ekstradohet drejt Italisë ku edhe do të përballet me akuzat për vrasjen e shqiptarit.

Kujtojmë se ne pranga si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur mesnatës së 1-2 korrikut 2020, ra edhe një maroken tjetër.

Shqiptari u rrah brutalisht me shkopinj bejsbolli dhe shufra hekuri. Edhe pse u dërgua në spital, 23-vjeçarit shqiptar nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra.

Vetëm pak ditë pas ngjarjes në vendin ku ndodhi krimi u gjet një shënim.

“Gjaku lahet me gjak”. Ky është mesazhi i gjetur mes luleve të lëna në parkimin e qendrës tregtare La Favorita, në Mantova të Italisë. Ndërkohë hetimet vijojnë për këtë vrasje brutale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME