Categories Lajme

Berisha me podcast si Edi Rama: Ma kopjoi mua, e mbaja në sirtar…

Pas Edi Ramës dhe Sali Berisha publikon podcast-in e tij. Megjithatë ish-kryeministri dhe kreu i PD deklaron se Rama e ka nisur pas tij.

Berisha i drejtohet qytetarëve fillimisht për t’ju bashkuar në ‘këtë dritare të re” dhe më pas kryeministrit Rama për një përballje.

Ai shkruan se komunikimi me qytetarët në podcast të përqendrohet kryesisht në çështje jo politike, siç thotë ai ‘në Sali Berishën që ju nuk e keni njohur’.

POSTIMI I BERISHES

Të dashur miq të komunitetit të madh të rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Tik Tok. Që prej dhjetorit, kam në ‘sirtarin’ tim dixhital të komunikimit me ju, edhe podcast-in tim të përjavshëm. Ngjarjet e kanë shtyrë këtë takim të ri me ju në një format tjetër, por duke filluar nga sot do të shihemi edhe në këtë dritare të re.

Mora vesh se edhe Edi Rama do ketë podcast. Si gjithmonë disa hapa pas meje, por ju e dini se unë kam një pasion të veçantë për teknologjinë dhe risitë e saj.

Kam menduar që komunikimi me ju në podcast të përqendrohet kryesisht në çështje jo politike, në Sali Berishën që ju nuk e keni njohur dhe këtë e provon edhe ky episod i parë, i regjistruar në dhjetorin e kaluar.

Meqë Rama paska thënë se është gati që të debatojë edhe me kundërshtarin politik, një ftesë që unë ja kam bërë prej kohësh në studiot televizive, ia përsëris tani publikisht, që ta bëjmë debatin të cilit ai i shmanget. Ku të dojë ai, në podcast-in tim apo të tijin.
Mendoj se politikanët duhet të ballafaqojnë pikëpamjet e tyre. Uroj të gjejë kurajo dhe të pranojë ftesën time. #sb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME