Categories Lajme

Berisha nga parlamenti: Ose rikthim të drejtash kushtetuese ose parlament këtu nuk ka. Këta i kanë shumëzuar me zero deputetët e opozitës

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas rrëzimit të karrigeve të deputetëve të mazhorancës nga opozita.

Berisha deklaroi se kjo nuk është një çështje mes deputetëve, por mes deputetëve të PD, dhe dhunuesve të të drejtave kushtetuese të tyre dhe popullit opozitar, Edi Ramës dhe organizatës së tij.

Më tej, Berisha kërkoi rikthimin e të drejtave kushtetuese, ose në të kundërt sipas tij, nuk do të ketë parlament.

Fjala e Berishës:

Përpiqen ta paraqesin sikur kjo është një çështje mes deputetëve. Jo. Kjo nuk është një çështje mes deputetëve, kjo është një çështje mes deputetëve të PD dhe dhunuesve të të drejtave kushtetuese të tyre dhe popullit opozitar, Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale me Taulant Begojaris dhe të tjerë. Ne jemi këtu, siç u kemi dhënë fjalën, o rikthejmë kushtetutën dhe ne nuk tërhiqemi. Kjo është betejë pa kthim. Rikthim i të drejtës së opozitës e cila është e sigluar në kushtetutë për ngritjen e detyrueshme nga parlamenti të komisioneve hetimore.

Rikthimi i të drejtës së opozitës për të emëruar përfaqësuesit e saj në komisionet e parlamentit. Rikthimi i të drejtës së opozitës për të ushtruar veprimtarinë e vet ligjvënëse. Ka muaj të tërë që kjo bandë, që ulet këtu pas nesh, mban në sirtar ligjin për minimumin jetik. Unë jam i bindur se ligji për minimumin jetik të shqiptarëve nuk ka deputet që sot nuk do ta votonte. Atë nuk e lejojnë këta hajdutë këtu që janë mbrapa, që janë bërë milionerë duke vjedhur, duke ju vjedhur ju.

Ndaj dhe nuk lejojnë komisione hetimore, nuk lejojnë nisma ligjvënëse, ndaj nuk lejojnë ligjin për vendosjen e minimumit jetik. Nuk lejojnë dhjetëra ligje të tjera. Defakto kanë paralizuar apo shumëzuar me zero, deputetë e opozitës në parlament. Edhe njëherë, garantoj socialistët, garantoj qytetarët pa parti se kjo është në interesin më të mirë të gjithë shqiptarëve. Ç’të drejtë kanë këta ti emërojnë opozitës kryetarin? Këtë nuk e ka bërë diktatura në vitin e fundit të jetës së saj. Ju pyes unë ju, më thoni pak, ku buron e drejta për ti emëruar opozitës përfaqësuesin.

Në cili model gjendet kjo, përveç në modelin e Spirokolekës dhe Edi Ramës. Përse bëheni bashkëfajtorë, pse mbështesni një nismë të tillë. Kur ka ndodhur kjo?

Gjersa në krye ka dalë Begot, kanë dalë Çelët, njerëz që porosisin vrasje, që merren me trafiqe. Gjersa në krye kanë dalë hajdutë, që hyjnë varfanjakë dhe brenda 2 vitesh bëhen milionerë. Gjersa në krye ka dalë Edi Rama, një njeri i cili u bë me saraje duke deklaruar gjithsej 3800 euro. I thërrisni arsyes pak, 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Si u ndërtuan sarajet 57 metra themele të gjata.

Si u ndërtua pallati në sheshin e pallateve pa asnjë faturë, i Linda Ramës. Apo ne këto nuk duhet ti hetojmë, apo këto ne duhet të heshtim para tyre. Jo more ne kurrë nuk heshtim. Ne jemi këtu, sepse për këtë detyrë na ngarkon kushtetuta ne, dhe do ti mbrojmë absolutisht gjer në fund. Ndaj ose rikthim të drejtash kushtetuese ose parlament këtu nuk ka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME