Categories Lajme

VIDEO / Dhunoi në ashensor qentë e saj, procedohet 51-vjeçarja në Tiranë

Kamerat e sigurisë filmuan një grua teksa rrihet pa mëshirë qentë e saj në ashensor, në Tiran.

Policia ka vënë në  hetim 51-vjeçaren, ndërsa i janë marrë edhe kafshët që i mbante në banesë.

Qentë dhe macet u vendosën në kujdesin e një shoqate për mbrojtjen e kafshëve.

“Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetase duke keqtrajtuar disa kafshë, në një ashensor, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetases që shfaqet në video.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe proceduan penalisht shtetasen G. K., 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, kafshët e keqtrajtuara, u vendosën në kujdesin e një shoqate për mbrojtjen e kafshëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME