Categories Lajme

Berisha vizitë në familjen elbasanase: Duhet të mbidhte shpresë, por Basha ishte një zhgënjim i jashtëzakonshëm

Gjatë vizitës që ka zhvilluar në Elbasan në kuadër të Ditës së Verës, kryedemokrati Sali Berisha ka vizituar familjen elbasanase Dinaku.

Kryetari i PD-së Berisha është shprehur se është i nderuar që ndodhet aty teksa ka shtuar se Elbasani do të kurorëzohet me fitore me datë 14 Maj.

Sali Berisha: Jam shumë i nderuar që jam sot këtu. Ju falenderoj shumë për këtë mikpritje dhe për të gjithë gjithë mbështetjen që familja juaj e nderuar i ka dhënë jetë PD-së, përpjekjeve të saj, mbështetjen që ju i jepni sot, Luçiano Boçit, i cili na nderon të gjithëve ne me vetitë, moralin, me zotësinë e tij. Unë e di që ju po bëni gjithçka për fitoren e tij dhe jam shumë optimist, se ky mundim dhe kjo përpjekje e juaja, së bashku me përpjekjen e Luçianos dhe të gjithë demokratëve të Elbasanit do të kurorëzohet me fitore në datën 14 Maj. Ndërron natyra, ndërron shoqëria, ndërron pushteti. Këto janë lajmëtaret e këtyre ndryshimeve të mëdha. Në gëzime ju ardhshim gjithmonë, dhe gjithnjë e më mirë ta presim këtë ditë. Kësaj radhe me ndryshime të mëdha për vitin tjetër. I lutemi Zotit!

Gjatë kësaj vizite është përmendur edhe Lulzim Basha, të cilin kryedemokrati Berisha e ka quajtur një zhgënjim të madh teksa ka thënë se kjo ndjesi ishte edhe më e madhe për shkak se Basha përfaqësonte një gjeneratë të re.

Sali Berisha: Ai ishte një zhgënjim i jashtëzakonshëm. Por zhgënjimi më i madh ishte se ai përfaqësonte një gjeneratë të re që duhet të mbidhte shpresë në mbarë Shqipërinë. Askush nuk priste që ai të tregonte cilësi të tilla, asnjë njeri nuk i ka bërë këto në 30 vite. Por pa kurrëfarë karakteri, ai ra viktimë e asaj afere me Nik Muzinën, ku i çoi paratë dhe ku nuk i çoi. Njeriu e bën transparencën dhe qartëson gjithçka duke dëmtuar pafundësisht për një lloj kapërcimi në mënyrën më skandaloze. Ai ka gjetur Ramën që nuk njeh asnjë parim dhe asnjë normë sepse të marrësh peng opozitën është krimi më i madh që mund të bësh në demokraci.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME