Categories Lajme

Talo Çela është eliminuar fizikisht? Avokati lë të hapur mundësinë e vrasjes: Nuk kam asnjë kontakt

Talo Çela po gjykohet në mungesë në Gjykatën e Posaçme në një dosje të ndarë për grabitjen e rreth 6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit në prill të 2019-ës.

Në fazën aktuale SPAK dhe mbrojtja kanë thirrur si dëshmitarë punonjës të aeroportit por dhe një berber. Avokati i Talo Çelës, Luan Kaloçi nuk është takuar asnjëhër më klientin e tij dhe prokurën për përfaqësim e ka firmosur me kërkesë të Bujar Çelës, vëllait të Talos, para se ai të ekzekutohej në Bradashesh nga Nuredin Dumani.

Gjatë kësaj kohe Talo Çela interesohej nëpërmjet personave të ndryshëm për këtë proces gjyqësor dhe disa herë me anë të ndonjë mesazhi me numra të huaj por që prej arrestimit të Nuredin Dumanit në 30 mars të vitit të kaluar, ai ka humbur çdo kontakt.

Për avokatin e tij nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë eliminuar fizikisht. Nga ana tjetër nga hakerimi i e-maileve të ish drejtorit të policisë Gledis Nano, rezultoi se policia kishte informacione në rrugë operative se Talo Çela edhe pse i shumëkërkuar nga SPAK, lëvizte në Tiranë me një automjet luksoz audi Q8.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME