Categories Politike

Besa Shahini prezanton masat anti-covid në shkolla

Në shoqërinë e përfaqësuesit të UNICEF, ministrja e arsimit ka prezantuar masat që janë marrë në shkolla në nisjen e vitit shkollor.  Me maskë dhe duke u kujdesur për të ruajtur distancën, Besa Shahini ka këshilluar fëmijët, që janë duke ndjekur mësimet e prapambetura, që të mbajnë maskat në klasë, për të mbrojtur veten, mësuesit por edhe familjarët e tyre. Përfaqësuesi i UNICEF nga ana e tij ka theksuar se rinisja e mësimit është më e mira për fëmijët, por dhe për vendin.

“Të gjithë e dimë se këto janë kohë të vështira kjo është edhe arsyeja se pse jeni larg nga njëri-tjetri. Me maskën e vendosur dhe dezinfektantin e duarve në bankat tuaja mendoj se duhet të jemi të lumtur që kemi mundësinë e rikthimit në shkollë.

Rikthimi në shkollë është i rëndësishëm, gjithashtu e rëndësishme është të rikthehemi në shkolla në kushte të sigurta.”  Në datën 14 shtator në të gjitha shkollat e vendit do të rinisë mësimi i cili do të organizohet me turne, për të bërë të mundur garantimin e ruajtjes së distancës mes fëmijëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME