PD tërhiqet nga deklaratat për të bllokuar konstituimin e këshillave bashkiakë të zgjedhur nga 30 qershori
Është betuar ditën e sotme kryebashkiaku i ri i Gramshit, Klodian Taçe. Ndërkohë u konstituua edhe këshilli bashkiak pas betimit të 18 këshilltarëve. Me vota unanime kryetare e këshillit u zgjodh greta Lena.
