Categories Lajme

Betonohet “kanali i kuçedrës” në Durrës, lëvizjet e tërmetit hapin gropa në Hamallaj, banorët në alarm: Prandaj ndodhi 26 nëntori (VD)

Një nga zonat më sizmike është edhe ajo e kanalit të kuçedrës dhe sipas banorëve të zonës sot ky kanal është mbushur me inerte. Zona është e njohur për lëkundjet e tërmetit. Ndërsa shkencëtarët shprehen se pikërisht në këtë zonë ishte krijuar një kanal përmes të cilit çlirohej energji. Ndaj dhe është krijuar legjenda e kuçedrës. Edhe pse fenomeni është i njohur në vite asnjë institucion nuk ka kryer detyrën për ta ruajtur.

Mbi kanal është hedhur beton, duke e bllokuar totalisht pa marrë asnjë garanci për rrezikun që mbart. Ky kanal shkarkon ujërat e kënetës në det dhe sipas gojëdhënave, por edhe banorëve të zonës, ekziston prej tre shekujsh. “Kuçedrën e paskan marrë me e hedh nga shkëmbinjtë por nuk paskan arritur ta çojnë deri atje dhe u ka rënë poshtë. Këta pastaj e kanë sulmuar. Vija e kuçedrës është mbushur me beton.”

Megjithë inertet, sërish shihen me lehtësi gropat e krijuara rishtaz nga efekti natyror.
Pak më tej konstatohen të tjera gropa të cilat nxjerrin ujë. Banorët në Hamallaj tregojnë se janë hapur natën e 26 nëntorit. Si pasoje e fuqisë së tërmetit sipas tyre toka është bërë shumë e butë dhe kurrë më parë nuk ka qenë në këtë gjendje. “Toka ka marrë lëkundje, nuk ka qenë kështu asnjëherë.”

Të shokuar nga ajo që ndodhi më 26 nëntor ata janë interesuar me njëri-tjetrin dhe mendojnë se shkaku kryesor është mbyllja e gropës së kuçedrës. “Kur kemi dalë përjashta ka qenë një oshëtimë e jashtëzakonshme. Kur lexova e pashë që pasojat janë të kuçedrës që është mbyllur atje dhe kërkon toka të shfryjë.” Kanali i kuçedrës ndodhet në mes të Gjirit të Lalzit në distancë të barabartë nga Kepi i Rodonit. Më herët ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar se gropa gjigante e quajtur si gropa e kuçedrës është mbyllur si pasojë e ndërtimeve, duke publikuar edhe pamje nga shkarkimi i energjisë në 26 nëntor./ Ora News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME