Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit. I kthyer tashmë në një traditë të bukur, me një ndjesi miqësore dhe familjare, ky projekt synon vlerēsimin e lexuesve të vërtetë, të të gjithë grupmoshave.  Konceptuar në formën e një bashkëbisedimi artistik dhe kulturor, takimi ishte plot çaste të veçanta artistike të përcjella nga aktorja e Teatrit Kombëtar Luljeta Bitri, aktorët Klajdi Marku e Anri Çelibashi. I ftuar nderi ishte Prof Dr. Bardhosh Gaçe si dhe shkrimtarët Arben Velo e Odise Plaku.

Në këtë takim e pranishme ishte dhe drejtuesja e Drejtorisë së Artit dhe Kulturës znj. Adriana Mile, e cila ka shprehur gatishmërinë e Bashkisë Fier për të mbështetur çdo iniciativë që është në dobi të kësaj sipërmarrjeje me rëndësi të veçantë. Duke qenë se ky vit ishte cilësuar si “Viti jubilar i shkrimtarit të mirënjohur Jakov Xoxa”, drejtuesja e Bibliotekēs znj. Klodjana Gjata e ka vlerësuar Prof. Dr. Bardhosh Gaçe me “Çmimin e veçantë Jakov Xoxa” , me motivacionin “Për kontributin e tij të çmuar në hulumtimin, studimin dhe promovimin e vlerave letraro-artistike të veprave të shkrimtarit Jakov Xoxa”.

Plot me emocione ishte ceremonia e ndarjes së çmimeve pēr lexuesit më të mirë të këtij viti. Në çdo sektor të librit u ndanë nga 3 çmime, ku në vendet e para ishin: Sektori i Librit Shqip – Ritjon Mone; Sektori i Librit për Fëmijë – Kaltra Çami; Sektori i gjuhëve të huaja – Alion Hasani. Lexuesit janë vlerësuar me certifikata dhe libra dhuratē, për ta ushqyer më shumē pasionin e tyre. Libri ka magjinë e tij të veçantë, ndaj fjalët e fituesve e theksuan këtë më së miri, duke shtuar emocionet e befasitë. Pjesē e punës së përditshme është forcimi i lidhjes sonë me lexuesit dhe motivimi i tyre. Lexuesit_dhe_Bibliotekat – një lidhje që nuk shuhet kurrē. Lexuesit_më_të_mirë_janë_fituesit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME