Categories Lajme

Biden fiton epërsi ndaj Trump, por pse presidenti aktual mund të përmbysë gjithçka

Nata e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është mbyllur pa fitues, ndërkohë që mediat atje kanë publikuar dhe projeksionet e para. Derimë tani sipas CNN kandidati Joe Biden ka marrë 224 vota elektorale, ndërsa Trump 213, ndërsa vijon numërimi në disa shtete kyçe. Sa i takon shteteve vendimtare, Biden deri më tani ka fituar vetëm Arizonën, ndërsa Presidenti ruajti Floridën, Ohajon, Ajouan dhe Teksasin. Sipas projeksioneve, është në avantazh edhe në Xhorxhia e në të gjitha shtetet ku po numërohen votat, si Miçigan, Uiskonsin dhe Pensilvani.

Shtetet ku ende vijon numërimi dhe votat elektorale që ka secila prej tyre: -Nevada, e cila ka 6 vota elektorale dhe ku Trump shihet në avantazh -Arizona, ka 11 vota elektorale, Biden është në avantazh -Alaska, 3 vota elektorale, Trump është në avantazh të ndjeshëm – Wisconsin, 10 vota elektorale, Biden është në avantazh të lehtë -Georgia, 16, është duke kryesuar Trump me 50.5% -Pennsylvania, 20 vota elektorale, Trump është në avantazh me disa pikë përqindje para Biden -Michigan, 16 vota elektorale, është duke kryesuar Trump me 51.7% -Karolina e Veriut, 15 vota elektorale, Trump është duke kryesuar me 50.1 %

Pasi rezultatet paraprake sugjeruan se Donald Trump kishte siguruar shtetin e rëndësishëm të Floridës e gjithashtu Ohajon e Teksasin, Presidenti amerikan doli përpara 250 të ftuarve në Shtëpinë e Bardhë për të shpallur fitoren. “Kemi fituar kudo, jemi përballë rezultateve fenomenale”, ishin fjalët e Trump. Ai drejtoi gishtin kundër shteteve ku vijon numërimi si Pensilvania, Uiskonsin e Miçigan, e ku, sipas tij, demokratët po përpiqen të vjedhin zgjedhjet.

Presidenti tha se do t’i drejtohej Gjykatës së Lartë për të ndërprerë numërimin atje. Me tone të tjera u shfaq demokrati Joe Biden, i cili, ndërsa shprehu optimizmin për fitoren, tha se duhet treguar durim deri në numërimin e të gjitha votave. Garë edhe më e ngushtë është duke u zhvilluar për Senatin, ku tani për tani secila parti ka siguruar nga 46 karrige, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve, që është dhoma e ulët e Kongresit, Demokratët kanë epërsi të lehtë me 172 vende, ndërsa Republikanët kanë 165 të tilla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME