Categories Lajme

Bie me mbi 60% numri i pasagjerëve që udhëtuan me avionë e tragete nga Shqipëria

Ndonëse korriku ishte një muaj kur aktiviteti ekonomik dhe lëvizjet rifilluan më me hov, pas karantinës tremujore, të dhënat e INSTAT tregojnë se ato ishin shumë më të ulëta se në korrik të një viti më parë. Më e lehtë ishte tkurrja për transportin e mallrave. INSTAT raporton se në muajin Korrik 2020, volumi i mallrave dhe numri i pasagjerëve të transportuar me rrugë detare, ajrore dhe hekurudhore, rezultojnë me ulje si pasojë e situatës së pandemisë së Covid-19. Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Korrik 2020 është 378 mijë tonë, duke u ulur 7,9%, krahasuar me Korrik 2019.Në shtatëmujorin e 2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.410 mijë tonë, duke u ulur me 8,7 %, krahasuar me shtatëmujorin e 2019.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në muajin Korrik 2020 është 2,2 milionë tonë-kilometër, duke u ulur me 38,6 %, krahasuar me Korrik 2019. Në shtatëmujorin e 2020, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 14,3 milion tonëkilometër, duke u ulur me 37,9 %, krahasuar me shtatëmujorin e 2019.Në muajin Korrik 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 164,3 tonë mallra, duke u ulur me 19,2 %, në krahasim me Korrik 2019.

Në shtatëmujorin e 2020, me ajër janë transportuar 1.009 tonë mallra duke u ulur 25,2 %, krahasuar me shtatëmujorin e 2019. Numri i fluturimeve të kryera, në Korrik 2020 është 1.926 duke shënuar një rënie me 40,1 %, ndaj Korrik 2019. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Korrik 2020 është 53.414 pasagjerë. Krahasuar me Korrik 2019, ky tregues është ulur 77,1 %.

Në shtatëmujorin e 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 205.751 pasagjerë, duke u ulur me 71,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në muajin Korrik 2020, transporti ajror i pasagjerëve zë 72,2 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në shtatëmujorin e 2020 është 706.556 pasagjerë duke u ulur me 60,7 %, krahasuar me shtatëmujorin e 2019.

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit Në Korrik 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 81,0 mld lekë dhe 50,6 % e tyre u transportua me det. Në shtatëmujorin e vitit 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 477,7 mld lekë dhe 50,6 % e tyre u transportua me det.

Eksportet e mallrave Në Korrik 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 57,0 %, me rrugë 42,5 % dhe me ajër 0,2 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur me 4,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.Në shtatëmujorin e 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 56,4 %, me rrugë 41,9 % dhe me ajër 0,3 %. Në shtatëmujorin e vitit 2020, mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur 10,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Importet e mallrave

Në Korrik 2020, mallrat e importuara me det zënë 47,9 %, me rrugë 48,0 % dhe me ajër 2,4 %.Mallrat e importuara me rrugë në Korrik 2020 janë rritur me 3,6 % krahasuar me Korrik 2019. Në shtatëmujorin e 2020, mallrat e importuara me det zënë 48,0 %, me rrugë 46,3 % dhe me ajër 2,8 %.Në shtatëmujorin e 2020, mallrat e importuara me rrugë janë ulur me 5,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME