Categories Kulture

Mos i fyeni dëshmorët, kontribuesit, çlirimtarët!

Nga Ergys Alushi

Mos e fyeni Luftën Kombëtare të Vlorës 1920! Mos i fyeni dëshmorët, kontribuesit, çlirimtarët! Mos i përdorni ata për qokat tuaja politike!

Më mirë mos i zhvilloni fare ceremonitë, nëse do të vazhdoni të jeni të ndarë! Lufta Kombëtare e Vlorës i bashkoi shqiptarët e para 100 viteve, po ju sot, ç’keni që i ndani! Axhenda të ndara për festimet. Mënjanë Presidenti, e nga ana tjeter Kryeministri!

President Republike që nuk respektohet vetëm e vetëm sepse është “kundershtar” me punëdhënësin e madh të institucioneve qeverisëse e drejtuese të Vlorës! Mënjanë kryetari i bashkisë, në anën tjetër prefekti! Një komision vleresimi në Tiranë, e një tjeter komision në Vlorë! Mënjanë dekoron njëri, mënjanë dekoron tjetri! Dhe të mendosh që ata para 100 vitesh, luftuan të gjithë bashkë për një qëllim të vetëm! Po ju sot, pas 100 vitesh, ç’keni që i ndani?!

Pa folur pastaj për hiperbolizimin që po bëhet për numrin e çetave, numrin e luftëtarëve për çdo çetë, numrin e dëshmorëve, për vazhdimin me “mite” heronjsh të krijuar nga historiografia komuniste dhe mohimin e atyre që luftuan vërtet, nga fillimi deri në fund! Pas 100 viteve nga Lufta dhe 30 vite nga permbysja e rregjimit komunist, duhet të ishte shkruar E Vërteta e Luftës Kombëtare të Vlorës 1920!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME