Categories Lajme

Policia “blindon” rrugët, ndëshkon 360 shoferë për përdorim celulari dhe parakalime

Në kuadër të kontrolleve me radar të ushtruar nga policia rrugore është bërë i mundur ndalimi dhe ndërshkimi i shoferëve të pabindur. Në 24 orët e fundit gjatë kontrolleve të sotme janë tërhequr 38 patenta për shpejtësi mbi normën e lejuar, si dhe janë vendosur 237 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 15 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Njoftimi i policisë: Vijojnë në të gjithë vendin nga Policia Rrugore kontrollet me radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë gjithë ditë së sotme kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin nga 70 deri në 80 km/h, mbi normën e lejuar Si rezultat i kontrolleve me Radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:00, janë tërhequr 38 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 237 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 15 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj; 94 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit; 123 për përdorim të celularit; 90 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse. Nga kontrollet me drager në të gjithë  vendin janë pezulluar 11 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dy drejtues mjetesh, si dhe dy të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt. #zbatorregullatudhëtoisigurt  #RespektoKufizimeteShpejtësisëmos#MosPërdorgjatë drejtimit të makines.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME